E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia dhe Hondurasi memorandum mirekuptimi ndermjet ministrive te Jashtme per konsultime diplomatike

26-09-2010 / Gazeta 55

Ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto ka takuar gjithashtu ne Nju homologun e tij te Hundurasit Mario Canahuati. Haxhinasto i shprehu falenderimet ministrit Canahuati per njohjen e pavaresise se Kosoves nga Qeveria e Hondurasit duke e cilesuar ate si nje njohje mjaft simbolike dhe qe ndodhi ne nje moment mjaft te rendesishem pas Opinionit te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Nga ana e tij ministri Canahuati u shpreh se kjo njohje do te vijoje me vendosjen e marredhenieve diplomatike dhe te bashkepunimit me Kosoven si dhe me mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves ne Ameriken Latine.
Me pas te dy Ministrat shkembyen mendime lidhur me zhvillimet politike ne te dy rajonet si dhe progresin e bere ne drejtim te forcimit te shtetit ligjor dhe demokracise ne vendet tona.
Haxhinasto dhe Canahuati rane dakord se duhet te shfrytezohet hapesira e mundshme per thellimin e marredhenieve mes Shqiperise dhe Hondurasit duke u ndalur vecanerisht ne bashkepunimin ekonomik. Me kete rast te dy ministrat te shoqeruar dhe nga Ambasadoret e tyre ne OKB nenshkruan memorandumin e mirekuptimit ndermjet dy Ministrive te Puneve te Jashtme per zhvillimin e konsultimeve politike mbi ceshtje te interesit te ndersjelle.
Ne fund te takimit Haxhinasto e ftoi homologun e tij Canahuati per nje vizite ne Shqiperi ftese kjo qe u pranua me kenaqesi.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›