E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva, garda pengon eurodeputetin belg

Garda e Republikes ka penguar deputetin belg te Parlamentit Europian, Denis Ducarme te takoje grevistet e Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Demokristiane.

Europarlamentarit i eshte kerkuar nje leje e posacme e firmosur nga sekretari i pergjithshem i Kuvendit, pa te cilen nuk mund te lejohej te hynte ne ambjentet e Parlamentit te Shqiperise.

“Kjo nuk do te ndodhte ne Belgjike ose ne vende te tjera te Bashkimit Europian, qe nje grup deputetesh te hynin ne greve urie. Ato qe fitojne sot ne gjithe vendet e BE jane negociatat dhe ndaj them qe kete gje s’do ta hasnim ne asnje vend tjeter te BE”, ka deklaruar Ducarme.

Europarlamentari vlereson si mjaft te rendesishem faktin se ka ardhur ne Shqiperi qe te informohet mbi nivelin e demokracise, si nje element mjaft i rendesishem ne vendet e BE-se.

“Une nuk vij ketu qe te mbeshtes nje parti apo individe te vecante, por vij te informohem mbi demokracine ne kete vend”, ka shtuar Ducarme.

Por pavaresisht kerkeses, deputeti liberal eshte detyruar te largohet pa realizuar qellimin e tij.

Ne te njejten situate eshte gjendur nje dite me pare edhe ish-presidenti Alfred Moisiu, i cili ka kerkuar te takoje 10 deputetet ne greve por eshte penguar nga Garda e Republikes.



Publicitet

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›