Rruga Durrës- Kukës, rrëmben 80% të investimeve
Edhe vitin e ardhshëm, qeveria do të akordojë pjesën dërrmuese të fondeve të buxhetit për rrugën Durrës-Kukës. Në projektbuxhetin për këtë rrugë janë parashikuar 30 miliardë lekë, ose mbi 80% e investimeve për infrastrukturën rrugore.
TIRANE- Rruga Durrës-Kukës, mbetet gropa e zezë për buxhetin e shtetit, ku edhe vitin e ardhshëm ky projekt do të ketë pjesën e “luanit” me investimet e parashikuara. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave për rrugën Durrës-Kukës, në buxhetin 2009 do të akordohen 30 miliard lekë fonde ose mbi 250 milion euro. Kjo shumë zë mbi 80 për qind të totalit të investimeve të parashikuara për infrastrukturën rrugore. Kështu në projekt buxhetin e 2009-ës, parashikohet që në total investimet për të gjitha ministritë të arrijnë në 90 miliard lekë nga të cilat 57 miliard lekë do ti akordohen Ministrisë së Punëve Publike Transportit dhe Telekomunikacionit. Ky dikaster do të përdor për investimet në rrugë një shumë prej 47 miliard lekë nga të cilat 30 miliard do të shkojnë vetëm për autostradën që do të lidh Shqipërinë me Kosovën. Gjatë diskutimeve të projektbuxhetit në komisionin parlamentarë të ekonomisë, opozita ka kundërshtuar sërish koston e lartë të rrugës dhe buxhetin e parashikuar për të në buxhetin e vitit të ardhshëm. Deri tani qeveria nuk ka dhënë një kosto për rrugën Durrës-Kukës, por rreth tre muaj më parë Ministri i Financave Ridvan Bode deklaroi se “ky projekt do të kushtojë sa 8 për qind e GDP”, ejkujvalent me një shumë prej 750 milion euro. Rruga parashikohet të përfundojë në mes të vitit të ardhshëm përpara zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare. Ky është edhe projekti më i kushtueshëm në të gjithë infrastrukturën rrugore në Shqipëri. Vetëm gjatë pjesës së parë të këtij viti për rrugën Durrës-Kukës nga buxheti i shtetit janë akorduar 1.9 miliard lekë. Ndërkohë që financimet e huaja për këtë projekt kapin vlerën e 13.3 miliardë lekëve. (a.r/news24/balkanweb)