Kodi Civil, dështon diskutimi tek “Ligjet”

Shkak i shtyrjes u bë opozita, e cila kërkoi më tepër kohë për të shqyrtuar nenet e këtij ligji.
Të enjten e shkuar, Konferenca e kryetarëve miratoi vetëm me votat e mazhorancës, kalendarin tri javor të punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, ku parashihej që më datë 2 shkurt, të përfshihej në rendin e ditës edhe shqyrtimi i Kodit Civil, miratimi i të cilit në Parlament kërkon shumicë të cilësuar votash prej 84 kartonësh jeshil.
Përfshirja e Kodit Penal, Kodit Civil dhe Gjykatës Administrative në kalendarin e punimeve të Parlamentit shkaktoi debate javën e shkuar në Konferencën e Kryetareve, që i zhvilloi punimet me dyer të mbyllura. Kryetari i Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ka kërkuar në Konferencën e Kryetarëve që të hiqen nga agjenda e punimeve projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar votash.
Sipas Ruçit, opozita nuk është e gatshme t’i miratojë këto nisma ligjore, pasi ende nuk kishte përfunduar amendimet përkatëse. Ndërkaq, nga burimet mësohet se Ruçi ka ngritur si shqetësim stopimin e punës për reformën zgjedhore dhe reformën parlamentare. “Unë dua t’ju pyes juve, pse puna nuk po ecën as në Komisionin për Reformën Zgjedhore, as në grupin e punës për reformën parlamentare? Madje grupi i punës për ndryshimin e Rregullores së Parlamentit nuk ka miratuar ende kalendarin e punës”, ka deklaruar Ruçi. /Start/
2012-01-19 09:28