E Diel, 1 Nëntor 2026

Malstrom, vizitë në Kosovë, por pa udhërrëfyes

Komisionerja e BE, Sesilia Malmstrom

PRISHTINE- Komisionerja e BE-së për punë të brendshme, Cecilia Malmstrom viziton sot Kosovën, por pa udherrefyes.

Ajo nuk do te sjellë në Prishtinë dokumentin që do t’i  tregonte Kosovës detyrat që duhet te bënin në mënyrë që të mos mbesin të izoluar. Këtë ditë nuk do të shpaguhet pritja e gjatë e shoqërisë dhe institucioneve kosovare.

Zyrtarë të BE-së kanë njoftuar se komisionerja nuk mund ta sjellë në Kosovë udhërrëfyesin, pasi fillimisht duhet të nisë një proces që do të definonte detyrat që do të përmbajë udhërrëfyesi.

Në vendet e rajonit një proces i tillë është quajtur dialogu për lehtesimin e liberalizimit dhe ka zgjatur rreth gjashtë muaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›