Freedom House: Shqipëria, pjesërisht e lirë
Freedom House në raportin vjetor për indeksin e lirisë nëpër botë vlerëson se për të gjashtin vit me radhë ka rënë numri i vendeve, qytetarët e të cilave gëzojnë të drejta të plota politike dhe civile.
Raporti rendit Shqiperine mes vendeve pjeserisht te lira, duke bere pjese te konstatimit edhe vrasjet e demonstruesve.
Në raport thuhet se në vitin 2011, 87 vende mund të konsiderohen të lira, njësoj sikurse në vitin 2010, shifër kjo që përfaqëson 43 për qind të popullatës së botës.
Ndërkohë numri i vendeve që kanë pësuar rënie të nivelit të lirisë 26 është më i madh sesa numri i vendeve që kanë pësuar ngritje të nivelit të lirisë, që është vetëm 12 vende.
Rënia e nivelit të lirisë, sipas raportit, është parë në Iran, Bahrejn, Liban, Arabi Saudite, Siri, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemen.
Ndërsa përkeqësim i nivelit të lirisë është parë në Azerbajxhan dhe Kazakistan, ndërsa dështime janë parë edhe në Hungari, Afrikë të Jugut dhe Ukrainë.
Raporti konstaton se kryengritjet në botën arabe në vitin 2011 i kanë inspiruar njerëzit e shtypur kudo nëpër botë.
Raporti gjithashtu thotë se lëvizjet reformuese që ndodhën vitin e kaluar në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën e Veriut kanë shënuar sfidën më të madhe për sundimin autoritar, që nga rënia e komunizmit sovjetik para 20 vjetësh.