Taullau Para vrasjes Bare i vuri gjobe 500 mije euro Bakiut

Aldo Bare mungon ne seance deshmitaret rrefejne presionet e vazhdueshme dhe gjobat paguar Bandes se Lushnjes
Pa pranine e Profesorit gjyqi ndaj Aldo Bares ka vijuar me dy deshmi me interes per organin e akuzes ato te vellezerve te viktimes me te fundit te Bandes se Lushnjes. Behet fjale per vellezerit e Baki Taullaut Albert e Bajram te cilet kane rrefyer presionet e vazhdueshme te eksponenteve te Bandes se Lushnjes te cilet vinin ne emrin e kapos se tyre Alfred Shkurti te quajtur ndryshe me pseudonimin Profesori. Nuk ngurruan para gjykates te tregonin shumat e dhena bandes here pas here ne forme gjobash presionet ndaj Bakiut per vellane e tyre te vogel Saimirin si dhe kerkesa me e fundit per te dorezuar shumen prej 500 mije eurosh ose dhenien e siperfaqes se tokes qe viktima kishte blere ne Kashar te Tiranes. Njeri prej vellezerve Alberti rrefeu para gjykates se gjate nje atentati ndaj karburantit kishte mbetur i plagosur nderkohe qe rrefeu se here pas here i vizitonin krahu i djathte i Bares si dhe anetare te tjere te bandes. Ajo qe konfirmuan para gjykates dy vellezerit Taullau ishte se asnjehere nuk kishin pasur as ata dhe as vellai i vrare Bakiu kontakt apo presione te drejtperdrejta nga vete Alfred Shkurti alias Aldo Bare por kane qene anetaret e bandes qe benin presione te vazhdueshme dhe kerkonin para ne emer te tij ne emer te te ashtuquajturit me pseudonimin Profesori. Albert e Bajram Taullau ishin te vetmit deshmitare te paraqitur dje per te deshmuar nderkohe qe ne seancen e pare gjyqesore pas pushimeve te veres nuk ka qene i pranishem vete i pandehuri Aldo Bare i cili ka kerkuar te behet ne prani te avokatit.
Deshmia e Bajram Taullaut
Nje nga deshmitaret e thirrur ne gjykate diten e djeshme ishte edhe Bajram Taullau vellai i biznesmenit Baki Taullau i vrare nga Banda e Lushnjes ne qender te qytetit. Pas betimit se do te thoshte vetem te verteten deshmitari nisi te rrefente me detaje rreth perplasjes qe familja e tyre kishte me banden dhe shkaqet qe cuan ne vrasjen e Baki Taullaut. Vellezerit e mi jane Baki Albert Fatmir dhe Saimir. Nga vitet lsquo97-lsquo98 vellait tim Albert i vendosen tritol ne banesen e tij ne pallat. Nuk e di pse i vune tritol ne banese. Vellai erdhi tek ne dhe me pas e shiti hyrjen qe kishte. Pasi kishin kaluar 5- 6 muaj nga kjo ngjarje vellane tim Albert e gjuajten tek karburanti i Bakiut. Alberti humbi ndjenjat dhe ne e cuam ne spital ne Tirane pasi plumbi i kishte depertuar ne stomak. Me pas Bakiu lidhet ne telefon me Enver Dondollakun i cili e merrte disa here ne dite madje edhe gjate nates. Ai e merrte Bakiun dhe i kerkonte 500 mije euro. Dondollaku ka ndenjur tek lokali im ne vitin lsquo97 pasi ata kishin Lagunen e Karavastase. Enver Dondollaku Ilir Stergu kalonin shpesh para lokalit tim dhe une blija peshk tek laguna e tyre. Nje dite Ilir Stergu i tha byrazerit tim Saimirit Hajde te pime nje kafe bashke. Ai pranoi hipi me ta ne makine dhe e cuan tek Varrezat e Deshmoreve. Aty i priste Leonard Prifti i cili i jep urdher Ilir Stergut qe te shkonte dhe te merrte edhe vellane tjeter Bakiun. Ilir Stergu tha qe nuk kishte fuqi te ecte me dhe Saimiri i tha E marr une Bakiun dhe e sjell ketu. Saimiri largohet dhe njofton Bakiun dhe nuk kthehet me aty. Bakiu me Saimiri iken dhe u strehuan ne shtepite e tyre dhe me njoftuan edhe mua. Kete ngjarje ma ka treguar Saimiri. Ne ate periudhe na kane ndihmuar shume dy policet Zigur Bixha dhe Hasan Rama. Dua te them se ndihma e tyre ishte qe te kapnin Leonard Priftin i cili pas shume kohesh vrau vellane tim Bakiun. Ndersa lidhur me vrasjen e Priftit vetem disa minuta pasi vrau vellane e tij Bakiun deshmitari mohoi te kishte dijeni duke u shprehur Leonard Prifti eshte vrare menjehere pasi ai vrau vellane Bakiun. Nuk e di se kush e vrau Leonard Priftin. Rrefimi i tij vijoi me tej me te tjera episode per perplasjet me Banden e Lushnjes te vellezerve te tij. Nje here tjeter Arjan Alico erdhi dhe mori Bakiun tek karburanti. Ai i tha Bakiut se me urdher te Profesorit Alfred Shkurti duhet te shkonte me ta pasi kishin nevoje per nje sqarim. E mori me vete dhe shkoi tek nje lokal dhe aty ishte Enver Dondollaku dhe Erjon Cici. Ata filluan ti kerkonin llogari vellait duke e pyetur se pse kishte shkuar ne Tirane. Ne fakt Bakiu kishte qene ne Tirane. Ai iu pergjigj duke i thene se ishte ne Tirane per punet e tij dhe kishte takuar nje avokat. Kete bisede ma ka treguar Bakiu. Arsyeja e te gjitha ketyre kercenimeve dhe provokimeve ishte pasi Saimiri nuk kishte pranuar te bashkohej me banden. Alfred Shkurti kishte biseduar me Saimirin ne fillim dhe i kishte thene Hajde dhe bashkohu me ne behu krahu yne. Nderkohe qe vellai i kishte thene Nuk dua te ngaterrohem me ju nuk kam pune qe te vij me ju pavaresisht se kemi pese pare muhabet bashke. Atehere kur vellane Bakiun e mori Arjan Alico dhe e coi te takohej me Enver Dondollakun Bakiu i kishte thene se nese ju ka cenuar Saimiri hajde dhe vrisni djalin tim dhe mua. Deshmitari Bajram Taullau deklaroi para togave te zeza se banda ka dashur ti vrase te dy vellezerit si Saimirin dhe Bakiun. Ate here qe Saimirin e moren dhe e cuan tek Varrezat e Deshmoreve kishin dashur te vrisnin Saimirin por edhe Bakiun te cilin e kerkuan me insistim. Madje atyre Bakiu u ka dhene edhe leke pasi Dondollaku i ka kerkuar 500 mije euro. Nuk e di arsyen se pse i kerkonin keto leke. Tek karburanti i Bakiut ka ardhur Edmond Demiri si ndermjetes dhe i ka kerkuar Bakiut leke duke i thene Me jep 10 milione leke pasi vetem keshtu mund te mbyllet ky muhabet dhe ju te rrini te qete - e ka mbyllur deshmine e tij Bajram Taullau.
Deshmia e Albert Taullaut
Nje tjeter deshmi ne interes te zbardhjes se vrasjes se Baki Taullaut ka qene edhe deshmia e vellait tjeter te tij Albert Taullaut. Ai ka dhene disa detaje rreth perplasjeve te vellezerve te tij me banden por edhe te vete deshmitarit per shkak edhe te faktit se rrinte me afer vellait te tij tashme te vrare. Banoj ne Lushnje dhe qe nga viti 1997 punoja me vellane tim Bakiun tek karburanti. Nga vellezerit e tjere une isha me i lidhur me Bakiun dhe i dija te gjitha muhabetet. Ishte pranvere e vitit 1997 kur Arjan Alico erdhi tek karburanti i vellait tim Bakiut dhe i tha Hajde se te kerkon Profesori Alfred Shkurti. Ne fillim vellai u habit dhe nuk donte te pranonte por me pas shkoi me te. Ata u ulen tek lokali i Lokut dhe une e ndoqa nga mbrapa vellane. Tek lokali ishin ulur Arben Borici Ilir Stergu dhe Enver Dondollaku. Gjate bisedes ata e pyesnin vellane per Saimirin dhe i thane qe Profesori ka urdheruar qe Saimiri te largohet nga Lushnja. Arsyeja ishte sepse Saimiri nuk kishte pranuar te behej pjese e bandes. Ketu filloi konflikti. Ne vitin 1998 me vune tritol ne banesen time tek ballkoni. U detyrova te shisja shtepine dhe te shkoja tek vellezerit. Gjate kesaj kohe vinte shpesh Ilir Stergu tek karburanti i Bakiut dhe takonte Bakiun. Stergu nuk e linte rehat Bakiun per punen e Saimirit. Keto mi thoshte Bakiu. U detyruam te nisnim Saimirin per ne Greqi dhe rame ne qetesi. Me tej deshmitari rrefeu rinisjen e terrorit per vellezerit e tij nga anetaret e bandes si dhe plagosjen te karburanti i vellait. Ne vitin 1999 isha tek pika e karburantit se bashku me Bakiun shoferin shitesin dhe rojen. Ishte ora 1045 kur une u qellova nga nje arme zjarri. Plumbi me depertoi ne stomak dhe u degjua vetem nje e shtene qe vinte nga Varrezat e Deshmoreve. Bakiu kishte shume muhabet me Eduard Demirin i cili ishte shume shok me Aldo Baren. Ai i thoshte Bakiut qe per cdo problem te fliste me te pasi nuk do ti prekte njeri me dore. Pas vitit 2000 filluan tentativat e lekeve. Vinte kunati i Enver Dondollakut dhe kerkonte leke. Nje here i ka dhene Saimiri leke kunatit te Dondollakut. Heren e pare kemi paguar 4 milione leke. Nje here tjeter i kam dhene une Eduard Demirit 10 milione leke. Ate dite ai erdhi dhe takoi Bakiun i cili iku ne Tirane. Bakiu me telefonoi dhe me tha qe ti jepja Demirit shumen e lekeve te cilat gjoja do mbyllnin njehere e mire problemin me Saimirin. Pas 2 javesh erdhi Demiri i cili na tha se 5 milione leke ia dha Ilir Stergut ndersa me pjesen tjeter kishte blere nje makine Benz. Me vone Bakiu bleu nje toke dhe ia kishte kerkuar kete toke Dondollaku. Pastaj Bakiut i kerkuan 500 mije euro por ne si paguam me keto leke. Keshtu qe ata vune tritol tek karburanti - mbylli rrefimin vellai i njerit prej viktimave me te fundit te Bandes se Lushnjes Baki Taullaut.