Pengmarrja prokuroria kerkon 22 vite burg per Fotaq Zaharine

I pandehuri u identifikua pas denimit te pare nga familjaret e grabitur dhe te marre peng ngjarja pas arratisjes nga paraburgimi i Vlores
Prokuroria e Krimeve te Renda ka deklaruar fajtor dhe ka kerkuar denimin me 22 vite burg per te pandehurin Fotaq Zaharia i akuzuar per vepren penale te pengmarrjes. Sipas akuzes i pandehuri akuzohet per nje ngjarje te ndodhur ne Vlore e nisur si vjedhje me arme dhe me pas e vijuar me marrjen peng te shtetases M. J. ngjarje e ndodhur pese muaj pasi i pandehuri Zaharia bashke me kater shoket e tij eshte arratisur nga dhomat e paraburgimit te Vlores. Referuar prokurorit te ceshtjes me date 17 qershor 2001 i pandehuri Fotaq Zaharia se bashku me te denuarit Ermir Habili dhe shtetasit Armando Bega e Haxhi Hoxha jane arratisur nga dhomat e paraburgimit te komisariatit te policise se Vlores ku ndodheshin me mase sigurimi Arrest ne burg te dyshuar se kishin kryer disa vepra penale si Vjedhje dhe Rrembim personash me qellim perfitimi. Me pas i pandehuri Zaharia bashke me te denuarin Habili jane ndare nga dy shoket e tjere dhe jane strehuar ne fshatin Bishan te rrethit Vlore tek nje ish-shok qelie qe per 25 dite kishte qendruar bashke me Zaharine ne dhomat e paraburgimit. Pas qendrimit disaditor ne pronat e shokut te qelise ky i fundit me kerkese te te pandehurit Zaharia i ka treguar shtepine e te demtuarit S. J. ne fshatin Poro si te pershtatshme per ta grabitur. Te nesermen dy te arratisurit pasi jane njohur me zonen dhe vendin ku ndodhej banesa e te demtuarve jane larguar per tu kthyer aty me 19 nentor 2001 rreth mesnates. Dy te arratisurit nga burgu Zaharia e Habili te maskuar dhe me arme nder duar futen me dhune ne banesen e te demtuarit S. J. duke shfrytezuar shkallet e jashtme te katit te dyte. Nen kercenimin e armeve dy grabitesit kane kontrolluar te gjithe banesen per leke por pasi nuk kane gjetur sasine e pretenduar kane marr peng bashkeshorten e kryefamiljarit shtetasen M. J. Rrembyesit te cilet kishin shkuar tek banesa me nje motor te drejtuar nga Zaharia ne ikje marrin makinen e te demtuarve qe ndodhej ne oborrin e baneses se tyre te tipit Fuoristrade me targa VL 1133 B qe do te drejtohej nga Habili ndersa vete Zaharia e ndjek makinen nga pas me motorin e tij. Ne ikje e siper Zaharia ka marre ne telefon kryefamiljarin S. J. duke i kerkuar ne kembim te lirimit te bashkeshortes se tij pese milione leke te reja. Pas kesaj telefonate kryefamiljari lajmeron forcat e rendit te cilet ne hyrje te qytetit te Vlores ndalojne dhe arrestojne pengmarresin Habili duke liruar keshtu pengun e tyre. Ndersa Zaharia mundi te ikte pa u zbuluar se kush ishte dhe pa u arrestuar prej tete viteve. Ne ate kohe per kete grabitje dhe rrembim u denua vetem shtetasi Ermir Habili me 25 vjet burg per krimin e kryer ne bashkepunim me personin e identifikuar vetem pak muaj me pare Fotaq Zaharia. Identifikimi i tij eshte kryer nga familjaret e rrembyer vetem pas denimit te Zaharise me 23 vite burg per veprat e kryera ne vitin 2005 ku qelloi me granate ish-shefin e Krimeve te Vlores dhe kreu dy grabitje me dhune.