E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, Rusmajli: Debat i rëndësishëm, mbështetje të pakufishme

TIRANË- Ilir Rusmali, në emër të PD-së ka garantuar partitë e vogla për mbështetje të plotë për një reformë zgjedhore me standarde.

Kjo tryezë e ky debat është shumë i rëndësishëm. Ka disa gjëra që meritojnë vëmendje. Ju thatë zoto Milo që në këtë tryezë ka pasur pjesëmarrje të plotë. Kjo vjen për shkak se debati rreth cështjes është i madh, nganjëherë edhe kontradiktor. Duhet mbajtur parasysh se vende super të konsoliduara sot e kanë cështjen e sistemit zgjedhor temë të sistemit politik”- tha ai.

Sipas tij, nuk mund të lihet jashtë vëmendjes faktin që ky debat nuk e ka gjetur qetësinë në vendet më të zhvilluara.

“Komisioni i reformës ka bërë punë serioze, jo gjithmonë e k a pasur të lehtë dhe ka arritur rezultat për cështje kardinale duke përfshirë të tjerët në debat. Ne si komision kemi pasur një objektiv që i kemi qëndruar besnik, për të zbatuar me përpikmëri objektivat e OSBE/ODIHR-it- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›