E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta- Vendola: Rritje të investitorëve për gazsjellësin TAP

Itali- Kryetari i Lëvizies Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar sot një vizitë rajonin e Pulias në Itali, ku pati një takim me presidentin e saj Niki Vendola.

Gjatë takimit është biseduar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve si dhe për gazsjellësin TAP.

Më tej Meta ka vlerësuar rolin e Vendolës në Shqipëri, ndërsa ka theksuar se rajoni i Pulias është i rëndësishëm për vendin tonë. Në këtë kuadër kreu i LSI-së Ilir Meta ka shprehur dëshirën dhe gadishmërin për forcim të mëtejshëm të bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve.

Nga ana tjetër, Presidenti i Pulias Vendola, duke vlerësuar rolin e zotit Meta në forcimin e bashkëpunimit, u shpreh krenar për komunitetin shqiptar në Itali.

Gjithashtu në takimin e sotëm është biseduar edhe për situatën politike në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›