Rama: Ok korrektimit. Skushtëzojmë reformën me ndryshimin e sistemit
TIRANË- Lideri i socialistëve, Edi Rama ka deklaruar në tryezën e partive të vogla për kodin zgjedhor se partia që drejton është e gatshme për të përmirësuar sistemin e për korrektim kombëtar, por ka theksuar prerë se PS nuk do të kushtëzojë reformën me ndryshimin e sistemit zgjedhor.
I qëndroj asaj që thashë në fillim dhe nuk kam asnjë dyshim. Sistem zgjedhor antidemokratik nuk ka, cdo sistem është demokratik, nga maxhoritari i pastër deri te proporcionali i pastër. Nuk është shpikur nga ne, funksion në botën demokratike dhe nëse duam që të gjejmë rrugë për ta përmirësuar bujrum. Por ishte vendi për tiu dhënë disa përgjigje të qarta për të gjitha këto lloj sulmesh e sharjesh që nuk ju bëjnë nder asnjërit prej jush në raport me thelbin e cështjes që ha diskutim. Nëse ne kemi thënë që sistemi zgjedhor nuk u provua e besojnë se përmirësimi i procesit dhe garantimi i standardeve është themeli i problemit të zgjedhësve. Sa i takon sistemit po e them, nëse ka vend për të përmirësuar sistemin ne jemi dakord që të japim mbështetjen dhe kontributin tonë për një sistem të përmirësuar përmes një korrektimi kombëtar që u mundëson më shumë hapësirë dhe barazi në garë e në votë, partive parlamentare e jo parlamentare dhe atyre që hyjnë në garë për herë të parë- tha Rama.