Olldashi ne Fier Reformat mundesuan heqjen e vizave

Porosia e Olldashit Respektoni afatin e qendrimit 90-ditesh. Heqjen e vizave nuk na e dhuruan por e merituam.
Ecuria e shpejte e reformave integruese mundesoi heqjen e vizave per shqiptaret. Per te mberritur pikerisht ne kete moment final per heqjen e vizave sipas deputetit te PD-se te qarkut te Fierit minister i Puneve Publike dhe Transporteve eshte dashur nje pune e madhe shume voluminoze jane dashur reforma te thella ne mjaft sektore. Keshtu e cilesoi procesin e liberalizimit te vizave te Shqiperise me Bashkimin Evropian ministri Sokol Olldashi gjate nje takimi qe zhvilloi me te rinjte e qytetit te Fierit te cileve u kerkoi qe te respektojne ne menyre rigoroze afatin e qendrimit prej 90 ditesh ne 180 dite pra ne cdo 6 muaj cdonjeri prej nesh eshte i lire te qendroje 90 dite ne hapesiren Shengen. Olldashi vuri ne dukje se ky eshte nje nga momentet me te rendesishem dhe me te shumepritur ne historine e kombit shqiptar. Eumlshte dashur qe ne fillim te 2005-s tu tregonim evropianeve qe shqiptaret nuk ishin delja e zeze qe prodhonin kriminalitet dhe me vullnet te qarte brenda nje periudhe te shkurter arritem te cmontonim te gjitha strukturat kriminale qe dominonin jeten ekonomike dhe politike te vendit - deklaroi ai. Sipas z. Olldashi ka qene lufta kunder korrupsionit nje tjeter reforme e permbushur e kesaj qeverie qe ndikoi ne liberalizimin e vizave. Nuk do te kishte qene e mundur te arrihej liberalizimi i vizave nese Shqiperia nuk do te bindte cdokend prej kancelarive te vendeve evropiane qe Shqiperia di te beje zgjedhje te lira te ndershme zgjedhje qe plotesojne standardet e OSBE-se. Ne ia arritem kete me 28 qershor dhe do te donim qe edhe ne kete pike te kishim pasur kontributin e Partise Socialiste. Do te donim qe kryetari i tyre tu ishte permbajtur deklaratave qe beri diten e pare pas zgjedhjeve kur tha qe keto jane zgjedhjet me te mira te bera ndonjehere ne Shqiperi dhe kur doli rezultati e pa veten humbes ktheu drejtim dhe tha Te hapen kutite e lepurit - perfundoi Olldashi. Duke lene porosine qe te gjithe ne duhet te respektojme ne menyre rigoroze afatin e qendrimit prej 90 ditesh ne 180 dite pra ne cdo 6 muaj cdonjeri prej nesh eshte i lire te qendroje 90 dite ne hapesiren Shengen.