E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Zgjedhor, Wollfarth: Reformimi domosdoshmëri për zgjedhësit

TIRANË- Kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë Eugen Wollfarth e cilëson reformën e zgjedhore si një domosdoshmëri për zgjedhësit, pasi jep një tablo të qartë se cfarë kërkojnë ato.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve pas një aktiviteti në një universitet në Tiranë, ambasadori i OSBE-së deklaroi se pas përvojës së zgjedhjeve të shkuara mbi hedhjet e fletëve të votimit në kutitë e gabuara, është i domosdoshëm përmirësimi i Kodit Zgjedhor, në mënyrë që KQZ-ja të jetë në një pozicion më të mirë teknik për t'u shërbyer qytetarëve, ku përfshihen sigurisht edhe partitë politike.

“Kjo tregon se disa çështje shumë teknike si hedhja e votave mund të politizohen shumë në rastin e rezultateve shumë të afërta, duke ndikuar te rezultati. Ky është thjesht një shembull praktik nga një listë më e gjatë çështjesh që OSBE/ODIHR-i, përmes Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, ka rekomanduar që të rishikohen në kuadrin e procesit të reformës së Kodit Zgjedhor”, theksoi ambasadori Wollfarth.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›