E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri, Asad shpall zgjedhjet parlamentare më 7 Maj

SIRI- Presidenti i Sirisë Bashar al-Asad ka shpallur zgjedhjet parlamentare më 7 maj, sipas Kushtetutës së re, e cila lejon pluralizëm politik dhe u miratua me referendum në muajin shkurt. Njoftimi u bë publik në faqen e internetit të parlamentit të Sirisë. Por, ata që po marrin pjesë në kryengritjen njëvjeçare kundër Asadit thonë se Kushtetuta e re është jolegjitime dhe këmbëngulin në dorëheqjen e presidentit.

Njoftimi i Asad vjen një ditë pas takimit mes të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe Kofi Anan dhe Këshillit Kombëtar Sirian në Ankara. Një zëdhënës i kreut të Këshillit deklaroi se janë të gatshëm ti japin fund luftimeve nëse represioni Sirian ndalon dhunën ndaj popullit. Ndërkohë, OKB deklaron se janë mbi 230 mijë sirianët që janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre që kur ka nisur revolta kundër Asad.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›