E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria e Kosoves kundershton zgjedhjet serbe ne Kosove

Qeveria e Kosoves e vleresoi te papranueshem qendrimin e Beogradit zyrtar per mbajtjen  e zgjedhjeve lokale ne Kosove. Ne nje komunikate per opinion thuhet se qeveria i perkujton edhe njehere Beogradit zyrtar se Kosova eshte shtet i pavarur dhe sovran dhe Serbia nuk ka asnje lloj juridiksioni apo te drejte mbi Republiken e Kosoves.

Ne komunikate thuhet se vendimi i sotem e demaskon qasjen anti-evropiane te Serbise ndaj Kosoves si dhe demonstron qe Serbia vazhdon te ushqeje politikat e shekullit te kaluar.

Qeveria thekson se tashme ka kontaktuar me faktoret nderkombetar duke ua bere me dije qe sjelljet e tilla jane te papranueshme.

Bashkimi Evropian duhet tia beje te qarte Serbise qe mbajtja e zgjedhjeve lokale ne Kosove eshte ne kundershtim jo vetem me Kushtetuten e Kosoves por edhe me vlerat dhe parimet evropiane. Qeveria e Republikes se Kosoves konsideron qe tentimin i mbajtjes se zgjedhjeve te tilla do te jete pa efekt legal juridik apo politik dhe si te tilla do te trajtohen pra si zgjedhje ilegale dhe pa legjitimitet demokratik thuhet ne reagimin e qeverise e cila u bene thirrje qytetareve serbe qe te jene pjese e institucioneve demokratike kushtetuese te Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›