E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi Zgjedhor bashkon te vegjlit nga te dy krahet

Sot takim per nje qendrim ndaj dyshes PS-PD. Pjese e tryezes edhe LSI-ja me PR-ne

Reforma zgjedhore rikompozon skemen tripolare te politikes shqiptare. Ngritja e Komisionit Parlamentar qe do te hartoje mendimet per Kodin e ri Elektoral ka lene serish jashte partite e vogla te cilat ashtu sikurse para dy vjetesh jane rigrupuar per te kerkuar te drejtat e veta. Per te perpiluar nje dokument te qarte me pika qe perfaqesojne interesin e perbashket te tyre sot mbahet nje takim i zgjeruar i te vegjelve i cili sipas nje prej organizatoreve kreut te Partise Demokracia Sociale Paskal Milo perfshin te gjitha ato parti qe ne zgjedhjet e fundit kane marre me shume se 1 te votave. Sipas tij pjesemarrja pritet te jete e madhe dhe per kete mjafton te permendet se ne te do te jene edhe aleate te Partise Demokratike kreu i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta dhe ai i Partise Republikane Fatmir Mediu. Nga nje llogaritje e bere sipas numrit te votave te marra nga partite e vogla ne zgjedhjet parlamentare te vitit 2009 rezulton nje sasi e ketille e cila nuk mund te injorohet me ne perfaqesimin e saj politik dhe parlamentar. Per kete arsye ndryshimi i sistemit zgjedhor apo nderhyrjet ne te jane interes i perbashket i formacioneve politike qe qendrojne jashte dyshes PS-PD. Ne kete kuader Milo ka saktesuar se nisur nga deklarimet e dy partive te medha ekzistojne hapesirat per te nderhyre ne sistemin elektoral pa prekur Kushtetuten. Korrektimi kombetar eshte sugjerimi thelbesor edhe pse demokristiani Nard Ndoka ka propozuar prej disa kohesh edhe reduktimin e qarqeve me synim optimizmin e raporteve mes votes se hedhur dhe mandateve te perftuara. Si ilustrim per mangesite e sistemit mund te sillet LSI-ja e cila ne vitin 2009 mori 83 mije vota ne rang vendi por perfitoi vetem 4 mandate deputetesh ne Parlament me nje mesatare prej rreth 20 mije votash per nje mandat. Kjo nuk ka te njejten vlere per partite e medha pa harruar ketu edhe parti te vogla te tjera qe nuk arriten as te hyjne ne Parlamentin shqiptar. Nje tjeter propozim qe pritet te formulohet eshte ai per perfaqesim ne administrimin zgjedhor deri ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve. Zgjerimi i ketij te fundit eshte nje prej opsioneve qe i jep zgjidhje problemit por ne finale kjo mbetet dicka qe do te kerkoje rregullime permes mekanizmave te tjere. Ne nje plan politik takimi i sotshem shenon ne vetvete deshtimin e te dy formacioneve politike ne vend te ndara sipas koalicioneve respektive qe nisen nje proces konsultimi me aleatet e vet por qe perfundimin e paten njesoj si ne vitet e shkuara. Sa i perket opozites se drejtuar nga Partia Socialiste premtimet e kesaj te fundit per perfshirje ne diskutim te partive qe kane me shume se 1 te votave nga zgjedhjet e fundit mbeten te tilla vetem ne leter perderisa partite e vogla po organizohen vete. E njejta gje vlen edhe per tryezat e organizuara nga demokratet te cilet erdhen ne konsensus me socialistet njesoj si ne proceset e meparshme. Nderkohe shpresa e te vegjelve mbeten edhe diplomatet e huaj apo edhe misioni i OSBE-se ne Tirane. Nje gje e tille mund te behet e mundur vetem nese prej tyre do te dale nje dokument i perbashket i cili gjithsesi nuk mund te neglizhohet e qe do ti behet i njohur trojkes se ambasadoreve. Me interes politik dhe elektoral edhe per dyshen kryesore eshte sugjerimi qe behet per reduktimin e qarqeve ne vend pse ai ne fakt edhe nese parashtrohet si interes i partive te vogla percjell nje matematike votash qe eshte percaktuese ne rotacionin e pushtetit. Ketu duhet kujtuar se ne dy zgjedhjet e fundit sfida mes PS-PD-se ka qene ndarja per shume pak vota apo per nje mandat ne nje kohe kur shperndarja e tyre ne partite e vogla mund te zgjidhe edhe krizen e qeverisjes nese hyn ne perllogaritje efektive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›