E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve miraton projektligjin për kodin rrugor

Komisioni i Ligjeve ka votuar me konsensus projektligjin për “Për disa ndryshime dhe shtesa në kodin rrugor të Shqipërisë.
 

Në mbledhjen e sotme të komisionit kodi rrugor është kaluar me amendimet e propozuara nga deputetët e Partisë Socialiste.
 

Miratimi me konsensus i Kodit Rrugor vjen pas kompromisit të arritur mes mazhorancës dhe opozitës të hënën e shkuar, ku palët ranë dakord për tri pika kyçe: ngritjen e Komisionit për reformën zgjedhore, i miratuar tashmë, nisjen e reformës parlamentare dhe shqyrtimin e një axhende të posaçme për ligjet, që kërkojnë shumicë të cilësuar në Parlament, pra që për t`u miratuar dhe kthyer në ligje kërkojnë edhe votat e opozitës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›