E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pas Norvegjise vizite treditore ne Izrael

Kryeministri

Kryeministri Berisha u nis dje per nje vizite zyrtare treditore ne Izrael me ftese te Kryeministrit Benjamin Netanyahu. Zyra e shtypit te Keshillit te Ministrave ben te ditur se kjo vizite do te kontribuoje per cuarjen perpara te marredhenieve bilaterale si dhe nxitjen e bashkepunimit ekonomik mes dy vendeve. Kryeministri do te kete bisedime me autoritetet me te larta ne Jerusalem si dhe takime me komunitetin e biznesit izraelit ne Tel Aviv. Delegacionin e Kryeministrit Berisha e shoqeron edhe nje grup perfaqesuesish te biznesit shqiptar dhe medias. Ne diten e pare te vizites se tij Kryeministri Berisha do te takohet me Presidentin Shimon Perez. Kryeministri Berisha do te takohet me Kryeministrin Netanyahu i cili do te pasohet nga nje konference e perbashket per shtyp. Kryeministri i cili disa dite me pare ishte ne Norvegji do te zhvilloje nje vizite edhe ne Keshillin e Marredhenieve me Jashte ku do te mbaje nje fjale me teme Te drejtet mes kombeve - Historia e miqesise se Shqiperise me hebrenjte dhe shtetin hebre. Nje moment i vecante i vizites per Kryeministrin do te jete edhe ceremonia e dhenies se titullit Anetar nderi nga Shoqata Shqiptaro-Hebraike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›