E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haxhinasto tur 5-ditor ne Lindjen e Larget

Diplomacia

Zv.kryeministri dhe ministri i Puneve te Jashtme Edmond Haxhinasto nisi dje nje tur vizitash zyrtare ne Japoni ne Republiken e Korese dhe ne Vietnam. Turi ndoshta i pari i ketij lloji per ne kontinentin aziatik qe prej vitit 90 shenon nje moment te ri per diplomacine shqiptare e cila priret te zgjeroje diapazonin e veprimit. Interesi ekonomik dhe leximi sic duhet i realiteteve te reja jane ne themel te kesaj hapjeje drejt Azise e cila per Shqiperine ka nje histori te veten. Keshtu ne Japoni vend me te cilen Shqiperia ka marredhenie ne nivel ambasadoresh bisedimet te perqendrohen ne rritjen e dialogut te metejshem politik me kete shtet per ti ngritur tashme marredheniet ne nje stad te ri. Po keshtu do te synohet vendosja e ketij dialogu ne baza me te qendrueshme me Korene dhe Vietnamin dhe plotesimin e kuadrit te nevojshem institucional per ngritjen ne nje nivel te ri te marredhenieve te Republikes se Shqiperise me keto shtete. Kosova pritet te jete nje nder temat e diskutimit qe Haxhinasto do te zhvilloje me homologet e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›