Kodi Zgjedhor në Kuvend, Dule: Sjep garanci për zgjedhje demokratike
Tiranë- Ndryshimet në Kodin e Ri Elektoral kanë zbritur sot në sallën e Kuvendit ku po diskutohet nga palët mbi procesin që pritet të votohet sot me konsensus.
Fjalën e mori i pari kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili tha do ta votojë pro reformën por shtoi se është skeptik nëse pas zgjedhjeve të 2013-ës vendi do të rënditej mes 40 atyre dekokraci zgjedhore dhe se qytetarit do t’i kthehet besimi se mund ta ndryshojë qeverinë me votë.
‘A ka njeri që të na japë siguri që pas këtyre ndryshimeve Shqipëria të renditet në këto 40 vende? Apo se do të mund të ndryshojë qeverinë me votën e tij? Skenarin festiv kush do ta organizojë pas zgjedhjeve parlamentare të ardhshme? Ne kemi votuar me festë ndryshimet edhe të viteve më parë, muaj mjalti por që shoqërohen me ditë të zeza pas zhvillimit të proceseve zgjedhore. A se votuam ne me konsesus Arben Ristanin në këtë sallë?’,- tha Dule.
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se komisioni ka bërë një reformë aspak tranparente me dyer të mbyllura. ‘Asnjë parti politike përveë PD-së dhe PS-së su mor në konsideratë për mendimet që shprehur. Edhe marrëveshja nga 26 parti u hodh poshtë si e pavlerë. Edhe pse u angazhuan edhe vetë. Nuk garanton barazinë e votës’,- tha Mediu.
Komisioni i Reformës Zgjedhore miratoi me 11 Korrik draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor,duke çertifikuar kështu konsensusin vetëm një ditë para skadimit të afatit të përcaktuar.
Mes pikave që u ra dakort është riformatimi i KQZ-së në fund të mandatit të saj në muajin Shtator ku kreu i Komisonit të Zgjedhjeve do të zgjidhet me konkurs.
Komisioni i Ligjeve pasi merr aplikimet identifikon kandidatët që kanë aprovimin e 2/3 të anëtareve të saj tij, Në rast se ky skenar nuk ndodh Ligjet caktojnë 4 kandidatët me mbeshtetjen më të madhe të anëtarëve. Pas kësaj procedure vetëm opozita ka të drejten e eleminimit nga konkursi të dy prej tyre dhe Kuvendi zgjedh mes dy kandidaturave të mbetura.
Teksa u ra dakord për komisionerët dhe mënyrën e numërimit të fletëve të votimit. Kështu që duket se maxhoranca pranoi një pjesë të propozimit të opozitës kur u vendos që në zgjedhjet e 2013-ës në qarkun e Tiranës do të aplikohet identifikim elektronik i votuesve kurse në qarkun e Fierit do të aplikohet numërimi elektronik i votave. Edhe pse ODIHR në rekomandimet e saj tha qartë se teknologjia sduhej të përdorej para vitit 2014, e ku parashihej për zgjedhjet e ardhshme projekt pilot dhe në zona me mirëpërcatuara me një shkallë të ulët përdorimi.
Po ashtu u ra dakord që dy anëtarë të komisionit kanë të drejtë të kërkojnë transparencë duke hapur kutitë zgjedhore duke eleminuar mundësitë e abuzimit dhe jo sa herë e shohin të arsyeshme.
Afati për reformën zgjedhore është shtyrë tre herë, ndërkohë presidenti dhe ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje për ta përmbyllur atë para përfundimit të sesionit parlamentar.
/IDEA/