E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi miraton Kodin e ri Zgjedhor

Tiranë- Ndryshimet në Kodin e ri Elektoral janë votuar sot me konsensus në sallën e Kuvendit duke u përshëndetur nga partitë e mëdha por duke lënë të pakënaqura partitë e vogla të cilat shfaqen skepticizëm sa i takon sigurisë që ofron ky kod për mbajtjen e zgjedhjeve demokratike.

Me 127 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenime zgjedhjet parlamentare të e 2013-ës do të zhvillohen me rregulla të reja të hartuara pas muajsh të tëra diskutimesh dhe konsultimesh mes aktorëve, ekspertëve shqiptar dhe të huaj.      

Fjalën e mori i pari kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule i cili tha do ta votojë pro reformën por shtoi se është skeptik nëse pas zgjedhjeve të 2013-ës vendi do të rënditej mes 40 atyre dekokraci zgjedhore dhe se qytetarit do t’i kthehet besimi se mund ta ndryshojë qeverinë me votë.

‘A ka njeri që të na japë siguri që pas këtyre ndryshimeve Shqipëria të renditet në këto 40 vende? Apo se do të mund të ndryshojë qeverinë me votën e tij? Skenarin festiv kush do ta organizojë pas zgjedhjeve parlamentare të ardhshme? Ne kemi votuar me festë ndryshimet edhe të viteve më parë, muaj mjalti por që shoqërohen me ditë të zeza pas zhvillimit të proceseve zgjedhore. A se votuam ne me konsesus Arben Ristanin në këtë sallë?’,- tha Dule.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se komisioni ka bërë një reformë aspak tranparente me dyer të mbyllura. ‘Asnjë parti politike përveë PD-së dhe PS-së su mor në konsideratë për mendimet që shprehur. Edhe marrëveshja nga 26 parti u hodh poshtë si e pavlerë. Edhe pse u angazhuan edhe vetë. Nuk garanton barazinë e votës’,- tha Mediu.

Në emër të grupit parlamentar të PS-së, njëkohësisht edhe bashkryetar i komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri tha se me Kodin e Ri ka çështje që mbeten ende varur por sipas tij rregullat e reja ofrojnë garanci për të mos u manipuluar apo vjedhur vota e qytetarit.

‘Mundësi që të zhduken listat e manipuluara, dhe rezultati të dalë në kohë dhe duke ndëshkuar çdo zyrtar që pengon nxjerrjen e rezultatit në kohë. Nuk do të ndodhë më kurrë rasti i Fierit. Për herë të parë teknologjinë në zgjedhje në Tiranë për identifikimin e zgjedhësve dhe në qarkun e Fierit për numërimin elektroni. Disa çështje mbeten varur dhe do të zgjihen më vonë, për rolin neutral që duhet të luajë shteti në zgjedhje. A do të ketë vullnet Berisha të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme? E kemi të qartë që luftojmë kundër qeverisë së korruptuar’,-tha Gjiknuri.

Ndërkaq në fjalën e tij kryeministri i vendit, i cili mbylli edhe deklaratat nga Kuvendi për Kodin e ri Elektoral tha se e sotshmja ishte një ditë e veçantë duke e cilësuar një histori ku fitojnë të gjitha palët.

‘Ditë e veçantë. Kodi Elektoral frut i një pune shumë mujore, serioze të ekspertëve më të mirë shqiptar dhe ndërkombëtar. Është histori që s’ka të humbur por fitojnë të gjitha palët’- tha Berisha duke mos lënë pa akuzuar opozitën se me kërkesat e saj ka tentuar t’i vendoste tetë prita miratimit të Kodit.

Zoti Berisha iu drejtua shkurtimisht edhe aleatëve të tij duke pranuar se dështoi në përmbushjen e kërkesave të tyre por tha se nuk i ka tradhëtuar e se do të kenë besnikërinë e tij për të fituar zgjedhjet e 2013-ës.

‘Po të kisha qënë sot në vendin e tyre ju garantoj se ligjerata më të forta do të mbaja kundër Sali Berishës dhe Edi Ramës por një dallim duhet të bëj të gjithë ata që duhet të lexojnë traktate, libra dhe novela mbi dashurinë dhe tradhëtinë të lexojnë ato të Sali Berishës dhe ato të Edi Ramës me aleatët e tyre. I garantoj se nëse nuk arriti t’i përmbushë kërkesat e ndershme i ofroj besnikërinë time që do të fitojmë në vitin 2013′-,tha Berisha.

Sa i takon partive të vogla PR dhe FRD votuan kundër, PBDNj pro ndërsa LSI abstenoi. Kreu i FRD-së, Gazmend Oketa tha për gazetarët se ndryshimet nuk sollen një produkt të ri por një arnim të atij ekzistues që siaps tij nuk garanton barazinë e votës.

‘Korrigjime që mbeten për tu vërtetuar pas zgjedhjeve të vitit 2013 sesa bëjnë realisht një reformë dhe sa prekin thelbin e Kodit ekzistues zgjedhor, i cili nuk garanton në rradhë të parë parimin Kushtetues, bazarinë e votës. D.m.th në një qark del deputeti me 3 mijë vota në një qark duhet 2 apo 3 herë më shumë vota’-tha Oketa.

Komisioni i Reformës Zgjedhore miratoi me 11 Korrik draftin për ndryshimet në Kodin Zgjedhor,duke çertifikuar kështu konsensusin vetëm një ditë para skadimit të afatit të përcaktuar.

Mes pikave që u ra dakort është riformatimi i KQZ-së në fund të mandatit të saj në muajin Shtator ku kreu i Komisonit të Zgjedhjeve do të zgjidhet me konkurs. Teksa u ra dakord për komisionerët dhe mënyrën e numërimit të fletëve të votimit. Kështu që duket se maxhoranca pranoi një pjesë të propozimit të opozitës kur u vendos që në zgjedhjet e 2013-ës në qarkun e Tiranës do të aplikohet identifikim elektronik i votuesve kurse në qarkun e Fierit do të aplikohet numërimi elektronik i votave. Edhe pse ODIHR në rekomandimet e saj tha qartë se teknologjia sduhej të përdorej para vitit 2014, e ku parashihej për zgjedhjet e ardhshme projekt pilot dhe në zona me mirëpërcatuara me një shkallë të ulët përdorimi.

Po ashtu u ra dakord që dy anëtarë të komisionit kanë të drejtë të kërkojnë transparencë duke hapur kutitë zgjedhore duke eleminuar mundësitë e abuzimit dhe jo sa herë e shohin të arsyeshme.

Afati për reformën zgjedhore është shtyrë tre herë, ndërkohë presidenti dhe ndërkombëtarët kanë bërë vazhdimisht thirrje për ta përmbyllur atë para përfundimit të sesionit parlamentar.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›