E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi Zgjedhor, sot ne Komisionin e Ligjeve

Komisioni i Ligjeve pritet te marre sot ne shqyrtim Kodin e ri Zgjedhor, pas kthimit te tij ne Kuvend nga Presidenti i Republikes.

Kodi eshte miratuar me konsensusin e PD-se dhe te PS-se, nderkohe qe eshte kundershtuar ashper nga LSI-ja dhe disa parti te tjera te vogla.

Deputeti i LSI-se, Spartak Braho, tha se LSI-ja nuk do te marre pjese ne kete diskutim, pasi ata nuk kane ndonje kundershtim per dy nenet, per te cilat Presidenti ka kthyer Kodin ne Kuvend.

Sipas Brahos, ne baze te rregullores, Kuvendi nuk ka te drejte te marre ne shqyrtim te gjithe Kodin, ndaj nuk mund te propozohen amendamente, por shqyrtohen vetem nenet per te cilat kreu i shtetit ka kthyer ligjin e miratuar me shumice.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›