E Shtunë, 31 Tetor 2026

Droga ne Gjirokaster, pranga 4 fierakeve

Policia e Gjirokastres arrestoi sot kater shtetas nga rrethi i Fierit, te cilet nje dite me pare tentuan te kalonin nje sasi prej 101 kilograme mariuane ne drejtim te Greqise me nje automjet.

Ata jane Klevin Tomorri, Andi Azeraj, Ervin Saliaj, Shkenzen Lamce. Keta persona ishin rekrutuar nga shtetasi Ervin Hoxha nga Fieri, organizator i trafikut.

Si vend per kalimin e sasise se droges se presuar, kishin zgjedhur kufirin e gjelber dhe kete po e benin me nje automjet te vogel me targa te Tiranes.

Por patrullat e policise kane dalluar levizjen e dyshimte ne kufij dhe kane nisur ndjekjen. Ne momentin e kapjes se automjetit me sasine e droges, ne te nuk ishte asnje person.

Ata kane mundur te largohen, duke u fshehur ne pyjet prane. Pas identifikimit te personave qe po realizonin trafikun, ata jane arrestuar.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›