E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi, dispozite kalimtare per daten

Komisioni parlamentar i Ligjeve, pritet te kaloje se shpejti per miratim nje dispozite kalimtare ne Kodin Zgjedhor, e cila do te sherbeje per te percaktuar daten se kur do te mbahen zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ky qendrimin pritet te vije per te mos pasur perplasje mes Kushtetutes dhe Kodit Zgjedhor, ne lidhje me caktimin e dates se zgjedhjeve parlamentare, qe do te mbahen vitin tjeter. Ne kete menyre dy partite e medha ne vend, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste pritet te zgjidhin ngercin e krijuar ne Kodin e ri Zgjedhor. Ngerc ky i cili e detyroi presidentin Bamir Topi te mos e dekretoje Kodin e ri Zgjedhor, duke e kthyer ate perseri per diskutim ne Kuvend. Nisur nga ky fakt, anetari i Partise Demokratike ne kete Komision Dashnor Sulaj deklaroi se kjo dispozite kalimtare, duhet te kalohej sa me shpejt per shqyrtim, ne Komisionin parlamentar te Ligjeve. "Parlamenti duke pasur edhe konsensusin e paleve, Partise Demokratike dhe asaj Socialiste do te pergatise nje dispozite kalimtare per afatin e zgjedhjeve ne menyre qe ligji zgjedhor te mos kete perplasje me afatet kushtetuese pasi kjo eshte edhe ajo qe sugjeron presidenti Bamir Topi", deklaroi ne fjalen e tij per mediat, deputeti i PD-se, Dashnor Sulaj. Sipas tij, kjo dispozite do te kaloj ne Komisionin e Ligjeve pikerisht per faktin se komisioni i posacem per reformen zgjedhore ka kohe qe e konsumuar afatin e tij. Ne lidhje me arsyet qe e cuan presidentin Bamir Topi te ktheje edhe Kodin e ri Zgjedhor perseri ne Parlament, deputeti Sulaj shpjegon se nese kjo pike do te ishte anashkaluar nga ana e Presidentit, ishte e hapur mundesia qe kreu i shtetit te atakohej me vone, ne lidhje me kete ngerc ne dispozitat e ketij Kodi. Nga ana tjeter, sipas deputetit Dashnor Sulaj, vendimi i Presidentit Topi duhet te kuptohet drejt, per faktin se ka qene nje kthim, per nje ceshtje teknike dhe jo ne lidhje me menyren e formulimit te ketij kodi. Sipas Sulajt, per Kodin e ri Zgjedhor ne teresi presidenti Topi ka shprehur edhe nota te larta vleresimi. Nderkohe qe ne lidhje me perplasjen kushtetuese per daten e zgjedhjeve, ai ishte i detyruar. Fatjona Mejdini

Grupi

Partia Demokratike pritet te marr nje vendim ne lidhje me veprimin e saj ne kushtet kur Kodi i ri Zgjedhor eshte kthyer nga Presidenti Topi vetem diten e hene. Ne kete dite, ne grupin parlamentare te saj do te merret edhe nje vendim per zgjidhjen e ceshtjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›