E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Kerkojme rikthimin e ligjit ne polici

Deputeti socialist Pirro Lutaj, i ka bere thirrje Ministrise se Brendshme te ndaloje revanshin e dhunes ndaj qytetareve. "Rastet e perseritura te dhunes se ushtruar ne Vlore, Peqin, Sarande e Shkoder nga funksionare te Policise se Shtetit, flasin qarte per deformimin e imazhit te policise, si institucion qe mbron dhe garanton sigurine e qytetarit", tha Lutaj. Sipas tij, shtimi i ketyre rasteve, deshmon tendencen e krijimit te policise elektorale, prej strukturave politike te qeverise Berisha. "Kulmi i arbitraritetit policor arrin ne rastin kur, Avokati i Popullit, pas denoncimit te dhunes se ushtruar nga oficeret e policise, mbi nje te ri 20 vjecar, perballet me padine e policise se qarkut te Shkodres", vijoi ai, duke e cilesuar si nje rast te paprecedent ne praktiken e deritanishme te marredhenieve mes institucionit te Policise se Shtetit dhe Avokatit te Popullit. Ne keto kushte sipas Lutajt, PS i ben thirrje publike ministrit te Brendshem, Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit, Ahmet Premci, qe te rikthejne autoritetin e ligjit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›