PS: Kodi, te kalohet shpejt ndryshimi
Perfaqesuesit e Partise Socialiste kane theksuar se ne menyre te menjehershme duhet pergatitur nje dispozite kalimtare, e cila do te beje qe Presidenti te kete mundesi te shpalle brenda afateve, mbajtjen e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare. Keshtu nje nga ekspertet ligjore te PS-se, Gjiknuri ka theksuar se pa humbur kohe duhet vene ne jete verejtja e Presidentit Topi, per te mos krijuar perplasje me Kodit Zgjedhor dhe Kushtetuten, ne lidhje me daten e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare qe do te mbahen vitin tjeter. Pavaresisht se sipas socialisteve, nje variant i tille nuk cenonte termin e pergjithshem te Kodit, nuk ishte problem per te kaluar kete rregullim juridik. Dy dite me pare, Presidenti Topi refuzoi te dekretoj edhe Kodin e ri Zgjedhor i cili kaloi me konsensusin e dy partive te medha me nje numer te madh votash, duke arritur shifren 112.