"Kodi i Tokes" per zhvillimin rural"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka prezantuar diten e djeshme ne komunen Kemishtaj, te Lushnjes kapitullin e zhvillimit rural dhe bujqesise, ku ka paraqitur dhe reformen e ligjore nen kapitullin "Kodi i Tokes". "Te gjithe legjislacionin ekzistues mbi pronen ne fshat dhe ne teresi, ne do ta kthejme ne nje kod te tokes", deklaroi Rama. Sipas tij, do te ndertojne dhe aprovojme ne Parlament "Kodin e Tokes". Gjithashtu ai theksoi se do te perfundojne regjistrimin ne te gjitha zonat kadastrale te vendit dhe do ta nxitim zhvillimin e tregut te tokes, duke ofruar qofte lehtesi fiskale, qofte lehtesi procedurale. Sepse sipas tij nuk mund te kete treg shqiptar te zhvilluar pa tregun e tokes dhe nuk mund te shkojme larg pa futur kapitalizmin ne fshat. Rama theksoi se do te unifikojne gjithe informacionin dhe duke ristrukturuar qofte kadastren ligjore, per te krijuar Kadastren e Shumeqellimshme.