Rama: Çdo ditë në shesh deri në 30 prill
Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama beri publike nismen e opozites, "Cdo dite, nje proteste", deri ne 30 prill ndersa i beri thirrje te gjitha shtresave te popullsise qe ti bashkohen protestes se opozites per krizen ekonomike. Ndersa ne 30 prill mbeshtetesit e opozites do te protestojne para kryeministrise.
"Cdo dite nje proteste, per tu takuar qe te gjithe ne 30 prill ne bulevardin e Tiranes. PS ndjen detyrimin e pashmangshem te pjesemarrjes ne cdo proteste ku do te jete e ftuar nga qytetaret, dhe të mbështetjes së plotë morale të çdo proteste që vetë qytetarët do të organizojnë, kudoqoftë, për çfarëdo çështje të jetës së tyre të rënduar nga keqqeverisja dhe sado të pakët në numër qofshin", deklaroi kreu i PS-së, Edi Rama.
Rama paralajmeroi aksione demokratike pas dates 30 prill, per te vendosur ekuilibrat sic tha ai nese qeveria nuk reagon persa i perket transparences se zgjedhjeve.
"Sëbashku me partnerët e koalicionit opozitar, ne do të ndërmarrim edhe nismat tona protestuese në rrugën e protestës kulmore të 30 prillit. E cila nuk do të ndalet, por do të pasojë më pas, në 1 maj e më tutje, me të gjitha format demokratike, në Tiranë e në gjithë Shqipërinë. Do të jemi në protestë deri në rivendosjen e ekuilibrave demokratikë në këtë vend, ku pushteti i disave nuk mund të vazhdojë të jetë njësh me shtetin e të gjithëve për interesat e atyre që grabisin votat, gjunjëzojnë drejtësinë, rrënojnë ekonominë", vijoi Rama.
Me heret edhe dy deputetet socialiste Taulant Balla dhe Mimi Kodheli akuzuan qeverine se po tregohet e paafte ne menaxhimin e situates ekonomike e cila sipas tyre po rendon jeten e shqiptareve per shkak te keqqeverisjes.
Bledian Koka