E Shtunë, 31 Tetor 2026

Femija strehohet ne Qendren Sociale

Durres- Femija me te cilin u abuzua seksualisht nga nje 21 vjecar punetor llaci ne Spitalle te Durresit, merret nen kujdesin e psikologeve te Qendres Sociale ne qytetin Bregdetar. Prej dy ditesh i mituri 15 vjecar, A. C., gjendet nen trajtim nga mjeket dhe psikologet, pasi ka pesuar jo vetem demtime fizike, por edhe nje traume. Burime zyrtare nga policia e Durresit bene me dije per gazeten "KJ" se menjehere pas denoncimit qe ka bere nena e te miturit, eshte thirrur nje psikolog i qendres, ne pranine e te cilit eshte marre edhe deshmia e te demtuarit. Me pas ai eshte lene te shoqerohej nga psikologu per t'u strehuar ne qender, me miratimin e prinderve. Mesohet se aty do te mbahet per disa jave, deri sa te kaloje gjendjen depresive, traumen dhe friken e pesuar pas ngjarjes monstruoze. Nderkohe qe deshmia e tij eshte marre nga agjentet, ne cilesine e proves materiale jane zbardhur dhe detaje te tjera rreth krimit. I dyshuari Fatjon Begaj ka mohuar krimin, por ekspertet zbuluan shume gjurme ne godinen dy-kateshe ne ndertim, prone e nje kusheriri te te riut. Nena e te miturit ka njohur Begajn, gjate ballafaqimit dhe eshte shprehur se e kishte pare tek sheshi i quajtur "Omonia" ne Durres ku kerkohet pune dhe ne lagjen e Spitalles. Po keshtu ka deshmuar edhe femija, i cili ka treguar se si ishte mashtruar nga 21-vjecari. "Ai m'u afrua dhe me tha se po kerkonte nje biciklete per nipin por se nuk dinte cfare ngjyre e modeli t'ia blinte", ka thene 15-vjecari ne prani te psikologut. Me qellimin per te pare bicikleten, e ka futur ne ndertese dhe aty e ka perdhunuar ne menyre shtazarake disa here. "Kur po largohesha me tha qe nese do te tregoja ne shtepi, prinderit e mi do e pesonin keq dhe do te vuanin", ka vijuar A. C., rrefimin ne polici. I demtuari ka shpjeguar se ishte perpjekur disa here te bertiste dhe te largohej, por Begaj e kishte mberthyer me force, duke i mbyllur gojen dhe goditur disa here me shpulle. Ngjarja sipas policise ka ndodhur ne Spitalle dhe menjehere pas denoncimit te bere pasditen e se enjtes eshte ndaluar i dyshuari. Per identifikimin e tij, kane ndihmuar edhe te aferm te 21-vjecarit, deri ne arrestim.

Begaj rrezikon 15 vite burg

Ndaj Fatjon Begajt eshte ngritur akuza e "kryerjes se marredhenieve homoseksuale me dhune me te mitur". Burime te policise shpjeguan se 21-vjecari nuk e ka pranuar akuzen, ndersa sipas ligjit rrezikon denimin me 15 vite burg. I dyshuari eshte izoluar ne paraburgimin e Komisariatit Durres, ne pritje te mases se sigurise, qe pritet te merret sot nga gjykata. I riu punonte ne ndertim ne qytetin e Durresit dhe familja e tij ishte vendosur ne Spitalle pas transferimit, nga qyteti i Tepelenes. Provat e gjetura jane derguar ne laborator per ekzaminim dhe ekspertet deklaruan se ka gjurme te te dyshuarit.

21 Vjec Ështe i dyshuari qe u vu ne pranga dy dite me pare nga Policia e Durresit nen akuzen e kryerjes se marredhenieve homoseksuale me dhune me te miturin 15 vjecar. Ngjarja ndodhi ne lagjen Spitalle, ku i demtuari dhe i dyshuari banonin.

E.Arapi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›