E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, kaos ne OSBE, Bosch: Drafti me mangesi

Ambasadori i OSBE-se ne Tirane ka komentuar draftin e kodit te ri zgjedhor duke thene se ka vend per perfaqesim te te gjitheve ne diskutimin e projektit dhe se diskutimi duhej bere ne Komisionin e Ligjeve. (UPDATE)


“Cdo element diskriminues duhet perjashtuar. Shpresoj qe drafti duhet te rishikohet ne komisionin e ligjeve dhe me pas ne Parlament. Eshte nje pune ne vazhdim dhe ka ende vend per zhvillim”, u shpreh ambasadori i OSBE-se, Robert Bocsh.

Sipas ambasadorit ligji elektoral ka ende hapesira per diskutim dhe se formula aktuale mund te perfshije te gjitha partite.

Kjo deklarate e tij shkaktoi debate dhe vete dy ore me vone nga selia e OSBE doli nje tjeter deklarate e ndryshme nga ajo qe paraqiti vete ambasadori.

Ne kete deklarate te shperndare nga selia e OSBE thuhet se “Prezenca e OSBE-se perserit serish se eshte e mendimit se drafti i Kodit Zgjedhor, i cili eshte pergatitur nga vete shqiptaret, eshte nje arritje, por se ai ka ende nevoje per t’u akorduar me mire.

Per kete arsye, ai duhet te diskutohet ne forumin e duhur nga partite, por pa presion nga ndonje grupim. Prezenca e OSBE-se thekson serish se Kodi, si ne cdo demokraci, do te jete vendim i Parlamentit shqiptar”.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›