Perkujtohet clirimi i Tiranes

Tirana ka festuar 64- vjetorin e clirimit te saj ne 17 nentor te vitit 1944. Ne sheshin prane monumentit te ushtarit te panjohur, nen kujdesin e bashkise se Tiranes jane vene kurora me lule ne nder te partizaneve te rene.
Veteranet kane kujtuar edhe njehere me nostalgji diten kur Tirana do te zbardhej ndryshe dhe festen qe mbizoteroi ne cdo cep te saj ne 17 nentor 1944.
Kryetari i bashkise ka felenderuar veteranet per kontributin e tyre ne clrimin e Tiranes.
"Falenderoj nje mije here miqte e mi veterane per deshmine qe japin. Me lejoni te siguroj se pa asme te voglin dyshim mundi juaj jo vetem nuk ka shkuar dem, por do te mbetet nje pike e ndritshme referimi per brezat qe do te vijne pas', u shpreh Rama.
Prane monumentit te "Ushtarit te Panjohur" kane bere homazhe perfaqesues te Ministrise se Mbrojtjes dhe prefekti i Tiranes.