Kodi, partitë e majta firmosin deklaratën e përbashkët
Një ditë pas tryezës të organizuar për reformën zgjedhore partitë e vogla të majta kanë firmosur sot deklaratën e përbashkët.
Partitë e vogla të majta kanë firmosur me kryetarin e PS-së Edi Rama edhe kërkesën e tyre për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor.
Kryesocialisti Edi Rama deklaroi në tryezën e partive të vogla se Partia Socialiste mbështet korrektimin kombëtar të sistemit zgjedhor por shtoi se PS-ja nuk do të kushtëzojë reformën me ndryshimin e sistemit zgjedhor.
"Nëse ka vend për të përmirësuar sistemin ne jemi dakord që të japim mbështetjen dhe kontributin tonë për një sistem të përmirësuar përmes një korrektimi kombëtar që u mundëson më shumë hapësirë dhe barazi në garë e në votë, partive parlamentare e jo parlamentare dhe atyre që hyjnë në garë për herë të parë” theskoi dje Rama.
Ndërkohë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama është takuar sot me aleatët ku janë të pranishëm kreu i PSD, Skënder Gjinushi, kreu i PDS-së, Paskal Milo, kreu i PDK, Nard Ndoka dhe kreu i PSV 91, Petro Koçi