E Diel, 1 Nëntor 2026

Reforma Zgjedhore, Rama mbledh aleatët në PS

Milo, Rama e Gjinushi gjatë nje tryeze

Partia Socialiste ka mbledhur sot aleatët e saj ku në qendër të diskutimeve mësohet se është reforma zgjedhore.

Në takim raportohet se janë kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, Paskal Milo i Demokracisë Sociale, Nard Ndoka i Partisë Demokristiane, si dhe kreu i PSV 91, Petro Koçi.

Takimi mes PS-së dhe aleatëve të saj vjen një ditë pas tryezës për reformën zgjedhore të partive të vogla. PS bashke me partite e vogla tashme ka firmosur nje deklarate te perbashket te dale nga mbledhja e djeshme, ndersa pritet firma e Partise Demokratike.

Në tryezën e një dite më parë ishte i pranishëm vetë zoti Rama, si dhe përfaqësues të Partisë Demokratike. Ndërkaq nuk ka informacione lidhur me pjesëmarrjen e kreut te PBDNJ-se, Vangjel Dule, dhe Spartak Ngjelës  se Partise Ligj dhe Drejtesi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›