Shkup, Fyle: Përmbajtje nga fajësimet për vrasjen
Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle kërkoi që të gjitha palët në Maqedoni të qëndrojë të qeta dhe të përmbahen nga fajësimet për vrasjen e pesëfisht në Smilkovc të Shkupit.
Çfarë është e nevojshme në këtë moment është që të gjithë të qëndrojnë të qetë dhe të përmbahen nga identifikimi i fajtorëve të këtij krimi. Gjëja më e rëndësishme që duhet bërëtani është që të kryhet një hetim i plotë dhe autorët të nxirren para drejtësisë, theksoi Fyle, cituar nga portali Netpres.
Fyle theksoi se kupton dhimbjen dhe mërzinë që vendi po ndjen nga ky krim, por ai apeloi për qetësi, me qëllim që autoritetet të kryejnë punën e hetimeve me sukses.
Ai gjithashtu tërhoqi vërejtjen që popullësia në Maqedoni nuk duhet të lejojë që të përkeqësohet bashkëjetesa ndëretnike që është në interes të vendit.
Sipas tij, BE po monitoron situatën në Maqedoni dhe se vazhdimisht është në komunikim me partnerët e saj ndërkombëtarë dhe autoritetet e Shkupit. (INA)