E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodi, sot tryeza e të vegjëlve, edhe PD e PS

Foto Ilustruese

Partitë e vogla nga e majta dhe e djathta do të tentojnë sot të bindin të mëdhatë për të ndryshuar Kodin Zgjedhor në dy pika, që kanë të bëjnë me ndarjen e mandateve.  Me iniciativë të Partisë Demokracia Sociale të Paskal Milos dhe Partisë Republi kane të Fatmir Mediut, do të mblidhet sot në Hotel Sheraton në orën 12:00 tryeza me rreth 23 forca politike. Një ftesë ka shkuar edhe për dy partitë e mëdha, ku sipas të gjitha gjasave nga Partia Socialiste do të jetë kryetari i saj Edi Rama, ndërsa nga Par tia Demokratike, në mungesë të Kryeministrit Berisha, do të jetë një prej drejtuesve.

Tryeza vjen një javë përpara se Komisionit të Reformës Zgjedhore ti përfundojë mandati. Megjithatë, Kuvendi pritet ti japë edhe një periudhë tjetër kohe këtij Komisioni për të amenduar të gjitha pikat e Kodit, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›