E Diel, 1 Nëntor 2026

Sejdiu e Krasniqi mund të përballen me drejtësinë

PRISHTINE- Fatmir Sejdiun dhe Jakup Krasniqin nuk i bashkon vetëm politika apo koalicionet qeveritare që kishin dikur partitë e tyre.

Ka mundësi që pas tre muajsh, mund ti bashkojë salla e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë. Amnistia ndaj disa të burgosurve, duke u bazuar në kompetencat që kishin, Sejdiu si President e Krasniqi si ushtrues detyre në këtë post, mund të çojë drejt ngritjes së aktakuzës ndaj tyre.

Burime të Express nga hetuesia tregojnë se me urdhër të Prokurorisë së Qarkut në Prishtinë, tashmë ka nisur mbledhjen e të dhënave në lidhje me këtë çështje.

Mbledhja e të dhënave ka filluar nga niveli më i ulët, siç janë zyrtarët e shërbimit korrektues, për të vazhduar në Ministri të Drejtësisë, thotë ky zyrtar i afërt me këtë proces.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›