E Shtunë, 31 Tetor 2026

Newcastle ndal liderin

Manchester Unitedi nuk ka arritur të mposhtë Newcastle Unitedin në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në Premier Ligën. Takimi i zhvilluar në St. James` Park përfundoi pa gola.

Në gjysmën e parë vendasit patën iniciativën, mirëpo rastet më serioze u takuan mysafirëve, sidomos një rast të mirë pati Wayne Rooney.

United nuk arriti të shënojë as në pjesën e dytë, kështu që largohet nga kjo përballje me një pikë të fituar.

Pas këtij takimi, Djajtë e Kuq kanë 70 pikë, shtatë më shumë se përcjellësi i parë, Arsenal, ndërsa kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të Kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›