E Shtunë, 31 Tetor 2026

EUROPOL: Zvogëlohet numri i sulmeve terroriste

Organizata e Inteligjencës evropiane që studion krimin, ka thënë të martën se numri i sulmeve terroriste për vitin 2010 në vendet e BE-së ka rënë me 21 përqind krahasuar me vitin 2009.

EUROPOL ka njoftuar përmes raportit vjetor se nga 249 sulme terroriste të realizuara në nëntë shtete të BE-së, shtatë persona kanë humbur jetën.

Shumica e këtyre sulmeve, pikërisht 160 prej tyre janë bërë nga grupe seperatiste dhe vetëm tre nga grupet islamiste. EUROPOL ka sqaruar se rënia e numrit të sulmeve terroriste, më së shumti i atribuohen ndalimit të veprimtarisë së organizatës baske, ETA në Spanjë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›