E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodiku dhe bilat hebraike te Elbasanit

15/11/2010Botime te shekullit 18 dhe 19. Kodikut i ka mbetur vetem kapaku u dogj nga nazistet

Gjenden dy bibla hebraike dhe nje kapak i nje libri te rralle ne Elbasan. Njera prej tyre i perket vitit 1705 ndersa tjetra eshte botuar ne vitin 1839. Mjaft me interes eshte edhe nje kapak libri prej argjendi i punuar me dore qe i takon nje doreshkrimi te rralle i cili fatkeqesisht eshte djegur ne vitin 1944 nga gjermanet. Surprizat e fundit te antikuareve i perkasin koleksionistit te njohur elbasanas Vangjel Kapedani. Ai tregon se kapaku prej argjendi i perket nje libri te rralle qe ndodhej ne sinagogen me emrin Havri i Hebrenjve qe ka ekzistuar ne qender te Elbasanit dhe qe u rrafshua ne vitin 1950 nga sistemi totalitar.

Botimi

Libri ka qene mes mjaft te tjereve qe ndodheshin ne kete sinagoge e cila u shkrumbua ne vitin 1944 nga gjermanet ashtu si dhe manastiri i Shen Gjon Vladimirit. Bibla hebraike e vitit 1705 eshte e para e korrektuar nga akademike rabine e njerez te ditur te kohes dhe eshte botuar ne Amsterdam. Po keshtu edhe botimi i vitit 1839 eshte nje bibel krejt e vecante per sa i perket llojit te saj. Kapaku prej argjendi eshte nje punim i jashtezakonshem i kryer me dore. Ai ka qene i lare me flori por per shkak te zjarrit ka humbur shkelqimin e verdhe. Duhet te kete vlera te medha nese deshifrohet. Per momentin ka vlera historike pasi ashtu si dhe njerezit eshte nje deshmi nje relike viktime e holokaustit nazist. Koleksionisti shprehet se libra te tille u ruajten me fanatizem nga familje te njohura te lagjes Kala mes te cilave permenden familja Paparisto Papamihali Kamami Moisiu etj. Sipas tij ne mjaft familje ne kete lagje kryhej nje rit i vecante sic ishte falja e bukes. Edhe vulat e bukes se pashkeve ishin pjese e ritit hebraik i cili ka ekzistuar me shekuj ne lagjen Kala. Mund te permend kishen Shen Maria e cila per nga ndertimi eshte krejt e vecante. Ndertimi i brendshem i saj nuk eshte ballor por anesor nje menyre faljeje kjo qe i perket ritit hebraik. Mbetet ende mjaft mister fakti se perse hebrenjte kane pasur ndikim kaq te forte ne kete lagje. Megjithate ne kete lagje ka qene nje numer i madh sinagogash te cilat me vone u zevendesuan me objekte te tjera fetare. Madje edhe ne ditet e sotme ndodhet ende nje sinagoge ne afersi te shtepise se Dhimiter Shuteriqit. Per nje te tille do te kryhen germime edhe ne qender te qytetit te Elbasanit aty ku aktualisht eshte zbuluar bazilika dhe mozaiku paleokristian. Te gjitha keto fakte flasin per nje kulture dhe histori mjaft te pasur te Elbasanit ku kane lene gjurme te krishtere hebrenjte ortodokset osmanlinjte etj. Studiuesit e lidhin kete me vijen Egnatia e cila lidhte Perendimin me Lindjen.

Kodiku i Elbasanit

Eshte cilesuar si nje dokument i jashtezakonshem nga dr. Mikom Zeqo. Sipas tij ai eshte deshifruar nga poligloti Zef Simoni dhe ka vlera te rralla. Kodiku i Elbasanit ka kapake prej lekure dhe permban 772 flete. Doreshkrimi i eshte i shkruar me dore dhe cilesohet si veper arti e klasit te pare. Ne nje nga kapitujt behet fjale per Dion Krizostonin nje filozof pagan qe ka jetuar ne shekullin e II. i cilesuar edhe si Dion Gojearti per shkak te nje gjuhe tejet te vlefshme qe ka trajtuar vepra te tilla per kohen te cilat kane te bejne me filozofine moralin dhe historine. Ishte bashkekohes i Eristidit Filostradit Filonit dhe Mark Aurelit. Ne nje kapitull tjeter qe i perket Libanit te Antiokese komentohet kenga e dyte e Iliades per shkuarjen e Odiseut tek Priami i Trojjes per te dorezuar pa lufte Helenen. Libani i Antiokese ishte nje dijetar shume i madh qe jetoi ne kohen e epokes se Kostandinit te Madh. Dr. Zeqo deklaron se kodiku flet edhe per Sokratin Platonin Aleksandrin e Madh dhe se lenda e komentimit lidhet me Homerin. Kodiku eshte shkruar per nje shtrese te nivelit te larte me karakter elitar. Ai i takon shekullit te XV pikerisht kohes kur Kostandinopoja ra ne duart e Osmaneve. Dr. Zeqo citon duke mos qene nje kodik i tipologjise kishtare ai eshte i vetmi i ketij lloji filologjik oratorik dhe filozofik duke qene mbase nje i vetem ne literaturen boterore te kodikeve te ngjashem. Vlera e kaligrafise dhe vlera artistike jane te padiskutueshme. Megjithate duhet vertetuar nga specialistet. Zbulimet e fundit pasurojne me teper historine e nje prej qyteteve me te njohura te kohes antike sic ishte Scampa e cila mbante lidhje te forta me Dyrrahun Ohrin dhe Selanikun qe ishin vendosur pergjate vijes Egnatia.

Sinagogat gjurme te hebrenjve ne Elbasan

ELBASAN- Rruga Egnatia ka edhe ndalesat e saj te cilat kane qene sinagogat e para te ndertuara. Ketu mund te kujtojme stacionin antik Ad Quintum por edhe sinagoga te tjera. Elbasani ishte nje nyje kryesore e ardhjes se hebraizimit ne Shqiperi pasi ndalesat e tyre beheshin pikerisht ne kete qytet ku edhe kalonte rruga e vjeter. Marredheniet tregtare si dhe perhapja e fese dhe kultures ishin rezultate te levizjes ne rrugen e vjeter. Ne Kala eshte nje shtepi e vjeter qe nuk eshte ndertuar ne kohen e hebrenjve por eshte e ngjashme me nje sinagoge. Nje banor i hershem i kalase e ndertoi ne ate kohe. Kishte njerez qe kishin besimin hebraik nga Elbasani dhe ka ende qe besojne. Ne shtepi ato respektonin ligjet fetare te hebrenjve. Ketu prane kishes ka qene nje familje e vjeter qe ndiqte kete besim. Ata vazhdojne edhe sot te respektojne hebraizmin megjithese tani jane transferuar ne Tirane. Disa nga keto familje si ajo e Bicakcinjve Papajani etj qe treguan mikpritjen e tyre dhe i dhane mbrojtje hebrenjve te perndjekur. Kam degjuar qe ne Elbasan kane jetuar rreth 60 hebrenj te hershem. Ato kane qendruar gjate Luftes se Dyte Boterore dhe kane qene familjet e elbasanase ato qe i strehuan dhe i mbajten gjate luftes. Familjet elbasanase i strehuan duke vleresuar gjithcka tek keta njerez te cilet shfaqen mjaft virtyte dhe u bene mjaft te afert me keto familje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›