E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy skenare per uljen e borxhit

15/11/2010Programi Buxhetor Afatmesem 2011- 2013 ka si objektiv realizimin i borxhit ne 54 te PBB-se

Ministria e Financave Cilat jane avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej parashikimeve

Ministria e Financave ka pergatitur dy skenare per uljen e borxhit publik nje prej treguesve te kontestuar edhe nga Fondi Monetar Nderkombetar. Edhe pse objektivi eshte i njejte niveli 54 per qind i Produktit te Brendshem Bruto ne vitin 2013 menyra se si mund te arrihet ky tregues eshte i ndryshem. Ekspertet e Ministrise se Financave marrin ne analize avantazhet dhe disavantazhet e te dy skenareve duke bere edhe krahasimet mes tyre.

Krahasimi i skenareve

Ne programin afatmesem per vitet 2011-2013 Ministria e Financave ka parashikuar qe skenari i pare te ruaje objektiva vjetore te politikes fiskale te vendosur nga qeveria prej janarit te 2010 te cilat jane shprehur edhe ne vendimin e korrikut 2010. Skenari i pare synon shperndarjen e mases se reduktimit te borxhit nga viti ne vit per te arritur ne 54 per qind ne vitin 2013. Ai targeton nje nivel borxhi 58.5 per qind te PBB ne vitin 2011 nivelin 56 per qind ne vitin 2012 dhe 54 per qind ne vitin 2013 thekson raporti. Sakaq skenari i dyte ka devijim nga skeduli vjetor ekzistues i reduktimit te borxhit duke synuar reduktim me te moderuar te borxhit gjate vitit 2011 dhe reduktim me te thelle gjate dy viteve te tjera. Skenari i dyte targeton nje borxh publik prej 59 per qind te PBB ne vitin 2011 nje nivel 56 per qind ne vitin 2012 dhe serish 54 per qind ne vitin 2013. Ministria e Financave duke vleresuar me objektivitet te plote avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej dy skenareve te mundshem rekomandon se skenari me optimal ne aspektin ekonomik por jo vetem eshte skenari i pare thekson raporti.

Analiza

Sipas analizes se Ministrise se Financave mbajtja ne vazhdimesi e te njejtit objektiv afatmesem te borxhit publik eshte teper e rendesishme per qendrueshmerine e financave publike konsolidimin e stabilitetit makroekonomik ruajtjen dhe forcimin e metejshem te kredibilitetit te qeverise sa i takon politikes fiskale. Rrjedhimisht rritja ekonomike e vendit do te jete e qendrueshme. Rritjet reale ekonomike per tre vitet ne vijim jane dukshem me te larta se te gjitha parashikimet e te gjitha institucioneve te tjera te huaja e te brendshme. E thene kjo dhe gjithashtu duke marre te mireqene supozimin tjeter deciziv se ekonomia globale nuk do te perjetoje nje recension te dyte Ministria e Financave eshte plotesisht konfidente ne materializimin e parashikimeve te saj te rritjes ekonomike thekson analiza.

Investimet

Skenari i dyte mundeson realizmin e investimeve publike prej 7 miliarde leke me teper ne vitin 2011 sesa skenari i pare. Por skenari i dyte ka dy disavantazhe krahasuar me skenarin e pare. Sipas eksperteve ai devijon nga objektivat vjetore ekzistues ne fuqi te reduktimit te borxhit. Ne fakt ky eshte nje devijim i lehte dhe ne fund edhe skenari i dyte serish i permbahet me rigorozitet objektivit afatmesem per reduktimin e borxhit ne 54 per qind te PBB ne vitin 2013. Si i tille ky devijim mund te jete i tolerueshem dhe nuk perben ndonje diference te rendesishme qofte ne parametrat e financave publike qofte ne parametrat e stabilitetit makroekonomik theksojne ekspertet. Ky devijim edhe pse i lehte nuk eshte ne favor te kredibilitetit te qeverise per te ndjekur kursin e politikes fiskale se deklaruar. Keto 7 miliarde leke investime do te zbriten nga investimet ne vitin 2013 krahasuar me skenarin e pare. Sa i takon nxitjes se investimeve publike Ministria e Financave vlereson se ky prioritet i qeverise vazhdon te mbetet prioriteti me i goditur i saj edhe per tre vitet ne vijim. Vecanerisht Ministria e Financave vlereson si tejet frytdhenese per ekonomine dhe rritjen e eficences se saj kryerjen e projekte te tilla si rruga Tirane-Elbasan te cilat padyshim jane investime me nje kthyeshmeri tejet te larte ne ekonomi theksojne ekspertet. Skenari i pare konsolidon me tej kredibilitetin e qeverise siguron shperndarje me te mire te investimeve gjate tre viteve te ardhshme duke lene me teper hapesire per investime ne vitin 2013 krahasuar me skenarin e dyte.

Te perbashketat e skenareve

Ministria e Financave prezanton dy skenare te mundshem te Buxhetit 2011 te inkorporuar ne Kuadrin Makro-Fiskal per vitet 2011- 2013 si dhe jep rekomandimet e saj per skenarin me optimal bazuar ne avantazhet dhe disavantazhet e secilit prej tyre. Te dy skenaret bazohen ne parashikime makroekonomike t1105 njejta qe do te thote se parashikimi i te ardhurave per te dy keta skenare eshte i njejte. Objektivi afatmesem i politikes fiskale te qeverise tek te dy skenaret sigurisht vazhdon te jete reduktimi i nivelit te borxhit total publik ne 54 per qind te PBB-se ne vitin 2013. Rrjedhimisht edhe niveli i shpenzimeve per te tre vitet te marra se bashku 2011 - 2013 eshte i njejte per te dy skenaret. Kjo vlen si per shpenzimet totale ashtu edhe per cdo nenze te tyre. Skenaret ndryshojne nga njeri-tjetri nga objektivat vjetore te politikes fiskale konkretisht nga skeduli i pervitshem i borxhit publik total per te arritur ne 54 per qind me 2013.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›