E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodit Ajror dhe pr/ligji për energjinë, sot votimi në Parlament

Tiranë- Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë sot Kodin Ajror dhe projektligjin për energjinë. Më heret Kodi Ajror mori votimin me konsensus gjatë punimeve të komisionit përkatës dhe pritet të marrë edhe miratimin këtë seancë plenare, në kuadër të marrëveshjes PS-PD për ligjet që kërkojnë 84 vota në parlament.

Nga ana tjetër projektligji për energjinë pritet të shkaktojë debate të tjera mazhorancë-opozitë, pas debatëve të shkaktuara në komisionin përkatës. Axhenda e punimëve të sotme të Kuvendit përcakton interpelancë për ministrin e METE-s Nasip Naçon, i cili ëhstë thirrur nga deputeti i Partisë Socialiste Eduart Shalsi, po ashtu parashikohet interpelancë për ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinaston, i cili është thirrur nga deputetja e PS-së Arta Dade.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Sot në Kuvend, Komisioni për reformën zgjedhore
  2. Aksident ajror, humb jetën Ministri i Brendshëm i Meksikës
  3. 84 vota, pritet kalimi i projektligjëve në Parlament

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›