Basha-Topbash: Do i hapim rrugën binjakëzimit të dy qytetëve
Turqi- Kreu i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi ku është takuar me homologet e tij në Stamboll dhe Ankara. Kreu i Bashkisë së Stambollit Kadir Topbash, u shpreh se Bashkia e Tiranës do të ketë të gjithë mbështetjen e Turqisë si nga asistenca teknike si nga shkëmbimi i eksperiencave mes dy vendeve. Duke vënë theksin mbi angazhimin e palëve për binjakëzimin e Tiranës dhe Stambollit.
Z.Basha ka marrë detyrën e re si kryetar Bashkie i Tiranës. Kjo ishte një vizite zyrtare, dhe mund të them se jemi të gatshëm të ndihmojmë në cdo fushe, në krye, transporti publik, ujesjellës-kanalizimet. Do të ofrojmë asistencë dhe do ndihmojmë me ekperiencën tonë. Jo vetëm në këto fusha, por kudo ku ka nevojë do ndihmojmë Bashkinë e Tiranës. Do të hartojmë sëbashku protokolle për bashkëpunimin dy palësh, për ti hapur rrugën binjakezimit të dy qyteteve. Kryetari Basha na njohu me projektet për të ardhmen dhe jam i bindur që do ti vendosë në jetë. Zhvillimi që do të ketë Tirana, do na gëzojë pa masë- u shpreh kryebashkiaku i Stambollit.
Nga ana e tij kreu i Bashksië së Tiranës, Basha ka vlerësuar mikpritjen e homologut turk, dhe ka theksuar se Bashkia e Tiranës ka shumë për të mesuar nga përvoja turke.
Ne kemi shumë sfida dhe po ashtu oportunitete të mëdha, në bashkëpunimin tonë. Diskutuam për projekte konkrete, nga fusha e transportit publik, tek fusha e ujësjellës kanalizimeve, mbetjeve urbane, projekteve sociale, etj. Unë pres me padurim të përfitoj nga përvoja e çmuar e Kryearit Topbash dhe Bashkisë së Stambollit nën drejtimin e tij- u shpreh Basha.
Gjatë vizitës së tij kreu i Bashkisë më të madhe në vend, Basha është takuar edhe me homologun e tij në qytetit e Ankarasë, Melih Gëkcek. Në qender të bisedimeve mes dy homologëve ka qënë bashkëpunimi mes dy bashkive, në fushën e projekteve sociale, trainimit profesional të të rinjve, ngritjen e parqeve industriale dhe në fushën e shtimit të hapësirave publike dhe ato të gjelbra.
Nga ana e tij kreu i Bashkisë së Ankarasë u shpreh se do të japë gjithë ndihmën e nevojshme për Bashkinë e Tiranës për të ndihmuar fëmijët në nevojë duke ngritur qendra sociale. Një tjetër takim kryebashkiaku Basha ka zhvilluar me guvernatorin e Stambollit Hysein Avni Moglu dhe me ministrin e financave Mehmet Shimshek të cilët shprehen gadishmerinë e tyre për të ndihmuar në projektet që do ndërrmarrë Bashkia e Tiranës.
Dorina Bilbili/IDEA
Shkrime të tjera me interes: