E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kodorkovski dhe Lebedjevi u denuan me 14 vjet heqje lirie

Gjykatesi Viktor Danilkin nukpa shkas qe masa e denimit te shqiptuar prej tij te ishte me e ulet se ajo qe u kerkua nga prokuroria. Ai shqiptoi kunder Kodorkovskit dhe Lebedjevit denimin e kerkuar prej 14 vjet heqje lirie. Ky denim llogaritet qe prej vitit 2003. Qe prej kesaj kohe dy te akuzuarit vuajne nje denim me burg per shkak te mashtrimit dhe te evazionit fiskal. Kjo do te thote se Kodorkovski dhe Lebedjevi do te lirohen nga burgu ne vitin 2017.

Nena e Kodorkovskit e humbi kontrollin gjate shpalljes se denimit me burg ne sallen e gjyqit dhe i bertiti gjykatesit DanilkinBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Marina Kodorkovskaja nena e Mikhail Kodorkovskit

Ti dhe familja jote qofshi te mallkuar

Vendim me presion te Putinit

Per avokatin e Kodorkovskit Juri Schmidt eshte e qarte se pse vendimi u mor i tille. Ai iu referua edhe njehere deklarates se kryeministrit Vladimir Putin i cili e quajti mandantin dy jave me pare nje hajdut Vendimi u mor per shkak te presionit te atyre qe jane te interesuar per ta pare Kodorkovskin edhe me tej pas hekurave. Si zvarritja e vendimit ashtu edhe dalja ne televizor e Putinit flasin per kete. Putini e sinjalizoi atehere gjykaten se kush eshte shefi dhe se eshte ai qe vendos per fatin e Kodorkovskit dhe te Lebedjevit.

Avokati Vadim Kljuvgant kishte bere te ditur qe te henen kur dy mandantet u shpallen fajtore se do te kerkonte revizion.

Kodorkovski e pranoi shpalljen e vendimit me nje buzeqeshje. Ne perfundim ai tha se procesi kunder tij dhe Lebedjevit kishte treguar se askush ne Rusi nuk duhet te shpresoje se mund te mbrohet para nje gjyqi nga perfaqesuesit e qeverise. Ai dhe Lebedjevi megjithate nuk e kane humbur shpresen- as miqte e tyre nuk duhet ta humbasin.

Regjistra kontabiliteti ne anglisht per mashtrim

Danilkini i shpalli dy te akuzuarit fajtor per mospagim taksash dhe per pastrim parash. Te henen gjykatesi nisi leximin e argumentimit prej 800 faqesh te denimit. Me ze te ulet dhe monoton Danilkini lexonte me nxitim tekstin - te pranishmit ne sallen e gjyqit e kishin shpesh te veshtire qe ta kuptonin cfare thoshte.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gjykatesi Viktor Danilkin djathas lexon verdiktin e fajesise per Kodorkovskin dhe Lebedjevin

Por nje defekti ai nuk mundi ti beje bisht - pa dashur ai lexoi nje faqe nga nje vendim krejt tjeter. Por te ashtuquajturat deshmi per fajin e Kodorkovskit dhe te Lebedjevit shkaktuan megjithate me shume zemerim. Jo me pak se ish-ministri i Ekonomise German Gref dhe ministri i Industrise Viktor Christenko i paten konfirmuar pikat e aktakuzes tha Danilkini. Nje shtremberim i plote i fakteve. Sepse si Grefi ashtu edhe Christenko paten deponuar para gjyqit si deshmitare dhe i paten quajtur akuzat si te pakuptueshme. Te qeshura tallese te i akuzuari Lebedjev solli akuza e gjykatesit se regjistrat e kontabilitetit ishin mbajtur me qellim ne gjuhen angleze per te fshehur regjistrat e dyfishte dhe per te gabuar aksioneret ruse.

Perfaqesues te opozites ruse e denuan ashper burgimin. Leonid Grosman nga partia eshtja e Drejte tha se atij i vjen turp jo vetem per vendimin por edhe per menyren si u shpall. Aktivistja e njohur e te drejtave te njeriut Ljudmilla Aleksejeva u tregua e shokuar. Ky proces ishte brutal dhe pa kuptim tha ajo.

Autor Stefan Laack/ Auron Dodi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›