Spektakli i fishekzjarreve

Udhëtarë nga pjesë të ndryshme të Australisë dhe nga e gjithë bota, kishin si pikësynim kryesor Lady Macquarie's Chair, pika që ofron pamjen më të mirë e të pastër të shtëpisë së operës dhe urës së Sidneit. Njerëzit kishin ardhur të përgatitur për një qëndrim të gjatë, duke marrë me vete batanije për tu ulur në tokë dhe kremra mbrojtës ndaj diellit të nxehteë australian. Si përherë, kishte dhe të gatshëm të sakrifikonin gjumin e të ngriheshin ca më herët, për ta pritur sa më këndshëm Vitin e Ri.
“Unë vetë erdha rreth ores tetë dhe mendova se isha mirë, por një shoku im kishte ardhur që në 3 të mëngjesit”, u shpreh një udhëtar.
Mbi një milionë vetë pritet të shohin spektaklin e fishekzjarreve, që është parashikuar të zgjasë rreth 13 minuta në mesnatë, me orën lokale, duke shënuar si gjithmonë në mënyrë ekstravagante hyrjen e Vitit të Ri.