E Diel, 1 Nëntor 2026

E rende per ish-presidentin izraelit pozitive per shtetin juridik - Katsavi u shpall fajtor

Kete Moshe Katsavi nuk e kishte pritur. Ish-presidenti izraelit u quajt fajtor thuajse ne te gjitha pikat e aktakuzes. Vetem akuza e rendimit te deshmitareve nuk qe e mundur te konfirmohej. Gjykata e quajti ate fajtor per perdhunim ne dy raste per shfrytezim seksual dhe per rendimin e vartesve. Ai ka perdhunuar nje nepunese ne vitet 90 kur ishte minister i Turizmit thane gjykatesit. Prokurorja Ramit Amiel iu drejtua viktimave te cilat qene shfaqur ne proces si deshmitare dhe te cilat ne Izrael njihen vetem me germat e para te emrit te tyre

Publiku ju njeh vetem si germa pa emer. Por ne qe iu kemi njohur gjate te gjithe procesit qe pame sa te guximshme dhe te vendosura ishit ju pershendesim dhe jemi te bindur se mesazhi qe del sot nga kjo gjykate u drejtohet viktimave te shperdorimit dhe ai eshte mos heshtni.

Moment turpi per Katsavin

Kur nga salla dolen lajmet e para te shpalljes fajtor para dyerve shpertheu gezimi. Aty ishin mbledhur dyzina grash me pankarta dhe tabela. Ato kerkonin drejtesi per viktimat e shperdorimit seksual dhe perdhunimit. Zhgenjim i madh ekzistonte nga ana tjeter te mbeshtetesit e ish-presidentit. Biri i tij Ariel i cili e pati shoqeruar ate se bashku me avokatet ne sallen e gjyqit tha pas shqiptimit te fajesise

Ky eshte nje moment i rende nje moment i rende per familjen por ne do te jemi edhe me tej krenar per babane tone presidentin e 8-te te shtetit Israel. Ne do te ecim edhe me tej me koken lart dhe i gjithe kombi permes gjithe brezave do te mesoje me ndihmen e Zotit se babai presidenti i tete i shtetit te Izraelit eshte i pafajshem. Dhe ne do te ecim me koke lart me krenari te madhe me ndihmen e Zotit.Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Katsavi gjate degjimit te verdiktit

Dite e madhe per demokracine izraelite

Edhe mbrojtesit e kritikojne vendimin e tri gjykatesve te Tel Avivit dhe thane se do te kalojne ne revizion. Eksperti juridik i televizionit izraelit Moshe Negbi e vleresoi vendimin e fajesise si shprehje te shtetit juridik izraelit Padyshim qe kjo eshte nje dite e rende per Moshe Katsavin nje dite turpi per te. Por duhet thene edhe se kjo eshte nje dite e madhe per demokracine dhe sistemin juridik izraelit.

Ne te njejten menyre e vleresuan procesin edhe kryeministri Benjamin Netanjahu dhe udheheqesja e opozites Tsippi Livni. Pas shpalljes fajtor ish-presidentit 65 vjecar iu desh te dorezoje pasaporten. Ai nuk lejohet te largohet nga vendi. Masa e denimit nuk eshte shpallur ende. Ajo do te jete midis 4 dhe 16 vjet burg.

Autor Bettina Marx/Auron Dodi

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›