Shpërthen bomba ne Athinë
Një shpërthim i fuqishëm pranë gjykatës se shkalles se pare ka tronditur Athinën mëngjesin e te enjtes. Një motor i pajisur me eksploziv i parkuar jashtë gjykatës ka shpërthyer, duke shkaktuar vetëm dëme te konsiderueshme materiale. Eksplozivi plasi 40 minuta pasi një telefonate anonime njoftoi një televizion lokal lidhur me bombën. Te njoftuar nga gazetaret, policia vendase mbërriti menjëherë ne vendngjarje duke evakuuar punonjësit dhe banoret e zonës përreth. Menjëherë pas shpërthimit, policia ka nisur një hetim për te zbuluar atentatorët por ende nuk ka asnjë piste zyrtare lidhur me këtë sulm me bombe.
Shpërndaje