Kodra: Në spitalin "Nënë Tereza" janë emëruar mjekë pa kritere
>Flet Prof.Dr. Sulejman Kodra, mjeku koordinator i projektit për operacionin e transplantit të veshkës
Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza vitet e fundit nuk janë bërë pothuajse fare investime serioze. Si qendra më e madhe spitalore në vend duhet ti kushtohet më shumë rëndësi dhe duhet të bëhen investime më serioze, pasi në këtë qendër vijnë njerëz nga i gjithë vendi. Të vetmet investime të rëndësishme që janë bërë kanë qenë në vitet e para të demokracisë më pas gjithçka u la pas dore. Qeveritë që ndërruan njëra-tjetrën nuk u morën më investime për këtë Qendër Spitalore. Në një intervistë të shkurtër për gazetën sot Prof. Dr. Sulejman kodra u shpreh se nuk janë bërë investime të rëndësishme dhe se në QSUT vitet e fundit janë futur mjek pa kritere.
Cilat janë investimet më serioze që janë bërë në QSUT?
Nëse do të flisnim për investimet serioze të bëra në QSUT, do të thoja se investimet e bëra në vitet e para të demokracisë janë më seriozet. Në vitet 90-92 janë bërë me të vërtet investime shume të mira, madje në atë kohë u soll edhe staf i specializuar nga Franca. Janë harxhuar me të vërtet qindra e mijëra dollarë, siç deshi qeveria Berisha por u arrit me të vërtet të bëhej një punë e mirë. Më pas me ndërrimin e qeverive u la pas dore gjithçka.
Çfarë ndodhi me ndryshimin e qeverive?
Qeveria pas ardhëse jo vetëm që nuk ndërmori investime të tjera por as nuk u mundu të çonte deri në fund reformën e nisur nga qeveria paraardhëse. U futën në QSUT, harko e pasko siç themi ne, mjekë pa kritere. E vetmja kohë kur u morën masa ishte koha, kur Mehon Meksi, dekan në Fakultetin e Mjekësisë. Ai mori masa dhe hoqi mjekët të cilët nuk i plotësonin kriteret për të punuar në QSUT. Ka qenë i vetmi rast në këto vite që mund të them se është bërë reformë.
Po me ardhjen në pushtet të qeveris Berisha vitet e fundit çfarë reformash janë ndërmarrë?
Pothuajse asnjë reformë, këto tre vite kanë ikur pa asgjë të rëndësishme për shëndetësinë. Gjithçka është lënë pas dore. Mjekët janë shtuar 5-6 herë më shumë pas reformës së bërë nga Mehon Meksi. Janë futur mjekë që nuk i plotësojë kriteret, sepse të punosh në Qendrën Spitalore Universitare më e madhja në vend duhet të plotësosh disa kritere. Por këtu punojnë shumë mjek të cilët nuk plotësojnë disa nga kriteret. Janë shtuar shumë mjekët mund të them se ka një fryrje të jashtëzakonshme, dhe një numër shumë të madh mjekësh.
*********************************************
Qeveria, 10 milionë lekë të sapodiplomuarve
Që studentët e sapodiplomuar, të cilët kërkojnë të jenë aktivë në tregun e punës, dhe të kenë mundësi punësimi, sërish këtë vit mund të aplikojnë për programin "Praktikat Profesionale për të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e lartë". Të rinjtë e interesuar mund të nisin aplikimin që tani pranë Drejtorisë Rajonale të Punës në Tiranë ose në ëebsitin e Ministrisë së Punës, pasi sapo është çelur fondi i zbatimit të programit, prej 10 milion lekë. Ky program, veprimtaria e të cilit ka nisur që në 2007, është shtrirë në të gjithë vendin, ndërsa për Tiranën është pothuaj dyfishuar si fondi, ashtu edhe numri i përfituesve. Këtë vit, duke parë interesin e të rinjve dhe biznesit ndaj programit të praktikave profesionale, do të presim nga 100 150 studentë të diplomuar në 24 muajt e fundit, u shpreh Drejtori i Zyrës Rajonale të Tiranës, Thoma Melo, duke shtuar se "në bazë të programit, të rinjtë do të ushtrojnë profesionin e tyre në subjektet private për gjatë gjashtë muajve". Nisur nga eksperienca e vitit të kaluar edhe këtë vit do të ketë mjaft kërkesa nga firmat e biznesit, por jemi në pritje të kërkesave nga ana e të rinjve të interesuar", sqaroi Melo, duke shtuar se projekti "Praktikat Profesionale për të rinjtë që kanë mbaruar arsimin e lartë", fokusohet në subjekte private, pasi aty është mundësia më e madhe për punësimin e të rinjve të diplomuar. Nisur nga kjo, Melo i bërë thirrje të gjithë studentëve që do të diplomohen këtë vit akademik të aplikojnë për të kryer praktika profesionale në degën ku ata kanë studiuar, si një mundësi që do tu vlejë nga ana profesionale dhe do t'i ndihmojë ata që të jenë pjesë e tregut të punës. Falë programit të praktikave profesionale të rinjtë që kanë qenë pjesë e tij, kanë përfituar trajnime në profilin specifik të punës dhe më pas në bazë të aftësive që ata kanë reflektuar në praktikë, janë inkuadruar në stafet e kompanive.