"Economist": Zgjedhje në Greqi? Tsipras i fiton, Samaras qeveris
Nëse në Greqi zhvillohen zgjedhje të parakohshme, koalicioni i majtë SYRIZA do të dalë i pari, por paaftësia e kreut të tij, Aleksis Tsipras për të bërë aleanca, do ta privojë atë nga posti i kryeministrit dhe do të risjellë në pushtet kreun e Demokracisë së Re, Antonis Samaras, sipas “The Economist”.
Raporti thekson se “Demokracia e Re” do të jetë faktori që do të vendosë për formimin e qeverisë.
Në të njëjtën kohë, revista shkruan se shoqëria greke është në binarë të tillë që, megjithë përmirësimin dhe prosperitetin e numrave, vuajtjet e popullit do të mbeten të njëjta dhe do të rriten në shumë raste. “Economist” thotë se pritet të rritet numri i të papunëve e të pastrehëve gjatë periudhës që Greqia do të bëjë një hap të madh drejt zhvillimit, gjë që paraqet rrezik për stabilitetin politik në vend.
Ekonomia do të bjerë 4.5% në vitin 2013, para se të shërohet në 2014 me 1%, ndërsa pritet të tregojë shenja të rimëkëmbjes ndoshta në vitin 2015. Atëherë, sipas revistës, pas një përshtatje të re të borxhit, eksportet do të bëhen më të forta dhe do të ringjallet besimi i konsumatorit dhe i biznesit.
(Balkanweb)