Kodra e kuqe pas Bregut
Ultimatum buzekuq nga selia ylberiste per Ministren e Integrimit znj.Majlinda Bregu. Ne suazen e shpelarjeve te truve te perditshme perkunder maxhorances deputetja Ermonela Fela ka hedhur helmin e dyshimit per mosdeklarim tjeter pasurie ne ILDKP kunder znj. Bregu. Njesiti gueril socialist per transparence qe operon ne disa nivele te se vertetes - nga genjeshtra e paster dhe gjysme te vertetat dhe te vertetat e nxjerra jashte kontekstit ndash komandohet nga ish-prokurorja e Beratit buze-bukura Felaj. Dje ajo e veshur njesoj si Shega Ligori te premten me nje xhakete te njejte vetem se me versionin e anasjellte te ngjyres e zeze me te bardhe strategji deri ne detaj doli ne nje konference shtyp per te shtypur me kembe dinjitetin personal te Ministres se Integrimit. Nuk eshte aspak e rastesishme qe keto akuza pas nje gushti te qete rinisen ne nje kohe kur po diskutohet liberalizimi i vizave per shqiptaret gje qe Edvin Rama me cdo kusht po mundohet ta sekuestroje me rifillimin e ultimatumeve a protestave pa vend dhe pa rend.
Cdo dite nga selia roze dalin fakte te forta te cilat kane hije dyshimi per afera korruptive. Nje njesit deputetesh te PS-se kane marre atributet e mirefillta prokurorie morale. Akuzat dhe aferat qe ata publikojne nuk kerkojne si zakonisht nje pune te madhe investiguese por dhe profesionale por mjaftohen me dosje te servirura safi me zhargon moralist per te demtuar dinjitetin dhe karrieren e disa politikaneve te maxhorances. Jo vetem xhelozia zilia jane shtysat e kryesore te sulmeve denigruese por sic eshte konstatuar edhe me vone interesa mirrefilti financiare jane ushqyes te ketyre dosjereve me perceptim kriminal. Mjerisht rasti Tan Lepri tek liqeni artificial dhe njerezit e afert te Dash Pezes tek -ishEkspozita Shqiperia Mot. Gjithsesi propaganda ylberiste i paketon keto fakte me qellim qe te nxjerre nje reagim te caktuar afat shkurter apo afat mesme cka do te thote afat shkurter protesta popullore dhe afat mesme zgjedhje lokale.
Strategjia e re konsiston ne perpunimin kriminal te perceptimit qytetar ndaj mazhorances si nje maxhorance e implikuar ne dhenie koncesionesh e privatizime qe po e cokan vendin ne humnere falimentuese. Investimi me mish e me shpirt i socialisteve qe kete perceptim morboz ta kthejne si amplifikator te aksioneve te tyre politike apo si numer votash po demton imazhin e vendin ne prag te vendimeve te medha kombetare.
Mirepo manifestimin e strategjise se re revolucionare deshtoi ne pengimi i liberalizimit te vizave Partia socialiste ka gati nje tjeter plan veprimi kunder pranimit te Shqiperise si vend kandidat i BE-se. Per fat te keq ne kete rast me shume sesa me denoncim te korrupsionit aktiv ose pasiv te administrates por kemi te bejme me nje lloj demaskimi ne popull te qeverise per shfaqje te huaja njelloj si nje kohen e diktatures se proletariatit. Intriga fryhet pa pushim edhe pse akuzat jane pa fakte dhe me raste me gjysme fakte.
Partia Socialiste kerkon fabrikimin e konsensusit per te perligjur veprimin e tyre radikale per marrje e pushtetin me cdo lloj forme. Manipulimi i edicioneve te lajmeve kryeson investimin me te madh te opozites socialiste shqiptare pasi maxhoranca dihet se ne cdo veprim qeverisje qendrore perkthehet ne kapital politik per te ardhmen. Pilotimi me sms i titujve te medieve afer vathes edviniste kembengul se kauza e kutive dhe cak buron prej saj eshte jo legjitime. Meshimi i aspektit se gjithcka buron nga kutite e vjedhura te 28 qershorit 2009 eshte aksioma politiko-mediatike me e shthurur e ndertuar ndonjehere pasi ne cdo raport kombetar dhe nderkombetar cdo rezolute te Brukselit apo Strasburgut flet per nje proces demokratik qe ploteson me se shumti rekomandimet e Osbe-Odhir.
Sidoqofte fushata puritane socialiste per transparence dhe drejtesi ka konotacione te forta emocionale cka e ben ate edhe me qesharake kur skano prova dhe sajojne hamendesime se filan fisteku ka marre kete koncesion sikur eshte znj. Bregu Ministre e Ekonomise dhe Energjetikes dhe jo e Integrimit te Shqiperise ne strukturat Euro-atlantike nje ministri teper e suksesshme.