Shqiperia nuk u prek nga kriza e viteve 2008-2009 6.4 per qind rritja ekonomike ne vitet 2010-2013

Vleresimet e Raportit te PNUD Shqiperia dhe Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit ne korrik 2010
Ekonomia shqiptare nuk preket prej krizes ekonomike globale qe preku nje sere vendesh te botes gjate viteve 2008-2009. Keshtu fillon nje raport i PNUD Shqiperia dhe Objektivat e Zhvillimit te Mijevjecarit korrik 2010 ne te cilin jepen shpjegime per sa i perket situates dhe gjendjes se disa sektoreve te vendit tone dhe midis tyre dhe ekonomia.
Rritja ekonomike e qendrueshme dhe zhvillimet e gjithanshme sociale dhe politike mbeten sfidat e Shqiperise ne kushtet e paskrizes financiare nderkombetare theksohet ne raportin e PNUD-it.
Qe kur kriza ekonomike preku vende te tjera te botes ne Shqiperi u ndje frika e pare por ne saj te gjetjes se programeve mjaft efikase makroekonomike te ekuilibruara reformave strukturale te ndermarra ne sistemin bankar dhe ne sektorin privat u arrit qe nje krize e tille te kalohej mjaft lehte.
Shenja e pare e prekjes se Shqiperise prej krizes ekonomike sipas ketij raporti ka qene pikerisht ulja e depozitave qe prej fillimit te 2008 dhe deri ne fund te 2009 por gjithcka u balancua me nderhyrjen e autoriteteve perkatese. Ligji per sigurimin e depozitave u rishikua shpejt nga autoritetet per te rritur sasine e siguruar te depozitave dhe kjo ishte nje mase e rendesishme ne rivendosjen e besimit ne sistemin financiar thuhet ne raportin e PNUD-it.
Nje tjeter fakt i prekjes se vendit tone prej krizes prej PNUD percaktohet edhe rritja ekonomike qe gjate 2008-2009 ka qene nga 2-3 per qind nderkohe qe ne vitet 2002-2008 rritja ekonomike ka qene rreth 6 per qind. Megjithate nga te dhenat duket se kjo e fundit pati nje rikthim pozitiv pergjate vitit 2010. Performanca e mire pozitive ekonomike gjate viteve te fundit si dhe zgjedhja e stimujve te duhur fiskale apo praktikimi i politikave te duhura monetare prej qeverise.
Raporti i PNDU percakton edhe nje sere sektoresh te tjere te cilet kane pesuar ngadalesime prej krizes boterore midis tyre permenden remnitancat industria si dhe ulja e eksporteve.
Por cfare parashikohet per te ardhmen
Ekonomia shqiptare dhe ecuria e saj gjate 2015 percaktohet qe te jete e varur prej mbajtjes ne nivelin e duhur investimet per anen sociale te zhvillimit. Ndersa per sa i perket ekonomise globale pritet qe problemet te vazhdojne edhe per disa kohe. Sipas raportit pasiguria ekonomike ne mjediset globale ekonomike dhe rajonale pritet te vazhdojne per disa kohe duke e kthyer si sfide per ekonomine e vendit menaxhimin e zhvillimit ekonomik dhe kapaciteteve fiskale.
Nderkohe qe vitet 2010-2013 pritet qe te jene per Shqiperine rikthimi i rritjes ekonomike deri ne 6.4 per qind qe eshte nje rritje mjaft e konsiderueshme e krahasuar me vendet e tjera te Ballkanit. Ndersa per sa i perket rritjes ekonomike te ketij viti sipas PNDU Shqiperia pritet qe te kete nje rritje me rreth 3.3 per qind.
Pavaresisht te gjitha ketyre aneve pozitive ne raport percaktohet gjithashtu se eshte shume e rendesishme qe qeveria dhe institucionet perkatese te mbajne nen 60 per qind borxhin publik.